LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Tronditëse/ Forcat e armatosura mësyjnë shkollën, nxenësit largohen me dhunë

1 Tetor 2018, 12:41, Aktualitet CNA
Foto-Tronditëse/ Forcat e armatosura mësyjnë shkollën,

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot një rast të paprecedentë, e cili sipas tij ka ndodhur në një shkollë fillore të Elbasanit.

Në një deklaratë për mediat, Boçi shprehet se ?Forcat e armatosura ?Shqiponja?, kanë hyrë brenda ambienteve të shkollës fillore në Mengël të Elbasanit, në të cilën ndodheshin dhjetëra nxënës.

Deputeti Luçiano Boçi denoncon këtë rast të papreçedentë të ndodhur paraditen e sotme, teksa nxënësit vazhdojnë të kundërshtojnë largimin nga shkolla për t?u zhvendosur në një tjetër, shumë më larg banimeve të tyre.

Deklarata e plotë:

FORCA SPECIALE KUNDËR
F?MIJËVE!!!

…ka ndodhur në Elbasan! Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t?i degdisur km larg.

Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Fjala TURP nuk mjafton!

Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.

Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.

Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.

Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.

Dhunuesit meritojnë të shpagohen!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga