Connect with Us

DASH përshëndet rezultatin e referendumit në Maqedoni/ Thirrje për liderët politikë

Aktualitet

DASH përshëndet rezultatin e referendumit në Maqedoni/ Thirrje për liderët politikë

Publikuar

-

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur rezultatin e referendumit të djeshëm në Maqedoni.

Në reagimin e DASH thuhet, se qytetarët shprehën qartazi mbështetjen e tyre për integrimin në NATO dhe BE.

DASH ndër të tjera shkruan se mbështet implementimin e plotë të marrëveshjes,  e cila do ti hapte rrugë integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Më tej DASH u ka bërë thirrje  udhëheqësve, që të ngrihen përtej rivalitetit politik, për të mos humbur këtë mundësi historike, e cila do ti sille një të ardhme të ndritur vendit.

Shtetet e Bashkuar përshëndesin rezultatin e referendumit të 30 shtatorit në Republikën e Maqedonisë, ku qytetarët shprehën dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke pranuar marrëveshjen e Prespës, midis Maqedonisë dhe Greqisë. Shtetet e Bashkuara mëbështesin fuqishëm implementimin e plotë të marrëveshjes, e cila do ti hapte rrugë Maqedonisë, për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke kontribuar në qëndrueshmërinë, sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Tashmë që parlamenti do të fillojë procedurat për ndryshimet kushtetuese, u bëjmë thirrje liderëve, që të ngrihen përtej rivalitetit politik, për të mos humbur këtë mundësi historike, që do ti sillte vendit një të ardhme të ndritur në institucionet perëndimore”, thuhet në reagimin e DASH. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rinis me debate seanca plenare/ Opozita nuk heq dorë, kërkon dhe një orë ‘pushim’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka rinisur me debate senaca plenare pas 15 minutave pushim.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të ndërpritet sërish seanca plenare deri në momentin që në sallë të vijë kryeministri Rama.

Fillimisht ishte Luciano Boci që u përplas me Lindita Nikollën.

Debati Luciano Boci dhe Lindita Nikolla:

Luciano Boçi: Ndërprisni sencën dalim më pas jashtë për një orë kemi të drejttë ta shtyjmë.

Lindita Nikolla: Kërkuat pushim dhe vendosëm 15 minuta kohë

LEXO EDHE:  NATO ndjek nga afër situatën në Maqedoni

LEXO EDHE:  Akuza e fortë nga Maqedonia/Presidenti: Telefonata nga Tirana që futi vendin në krizë



Luciano Boçi: Sipas nenit 52 prandaj ne kërkojmë të shtyhet seanca.

Mdërkohë që Oriola Papuri, akuzoi se dera është hapur me forcë.

“U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, tha ajo./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallja “non grata” e Berishës/ Kim: Ata që thonë se janë habitur, nuk po tregohen të sinqertë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha.

VOA ka ndarë një pjesë të shkurtër të intervistës, ku Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme.



Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

LEXO EDHE:  DASH, thirrje Kosovës t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

LEXO EDHE:  BDI fillon kontaktet me VMRO-DPMNE-në, takimi i parë është realizuar mbrëmë ora 23!?

Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Policia ka gisht në vrasjen e 23-vjeçares”/ Thellohet më tej tragjedia në Fier

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik.

Ditën e sotme CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta.

Meta shkruan se ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij dhe ka shkuar disa herë në Komisariat, por nuk ka mundur dot të bëjë kallëzim penal, pasi instancat nuk i janë përgjigjur.

Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj.Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por ish-bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni.



LEXO EDHE:  NATO ndjek nga afër situatën në Maqedoni

LEXO EDHE:  “Fiksojeni mirë këtë të voglin”/ Rama krenohet me Lirimin: Forca vëllaçko

Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar. Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë.

Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE