LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bixhoz me dashurinë"/ Somja zbulon Shivain e rremë, ja çfarë do të ndodhë në serinë e sotme

1 Tetor 2018, 07:30, Aktualitet CNA
"Bixhoz me dashurinë"/ Somja zbulon Shivain e rremë, ja

Shivai i rremë hap kasafortën dhe ndërron bizhuteritë e vërteta me ato fallco. Shivai i vërtet mundohet të dalë nga vendi i izoluar me lazer. Një shërbyese e ndihmon duke i dhënë një telefon. Ai telefonon Anikën. Në shtëpinë Oberoi bëhet sherr pasi bizhuteritë që do i japin Kaminit dalin fallco. Anika nuk e hap telefonin pasi në shtëpi është krijuar situatë e nxehtë. Fajin ja lënë Pinkit. Anika mbron Pinkin dhe thotë se askush nuk është hajdut në këtë familje. Ajo i jep Kaminit byrzylykët e vetë të cilët kushtojnë 10 krorë. Ato byrzylykë Anikës ja ka dhuruar Shivai. Shivai i rremë nuk di asgjë. Anika fillon të dyshojë.

Kamini kërcënon Pinkin se do e vrasë. Pinki frikësohet dhe i tregon të gjithë familjes. Kamini e mohon. Familja Oberoi shkojnë në tempull dhë në shtëpi mbetet vetëm Shivai i rremë. Ai mendon se është vetëm por edhe Somia ka qëndruar në shtëpi. Shivait të rremë i bie lentja nga syri. Somia e kupton që ai nuk është Shivai dhe vrapon që t?u tregojë të tjerëve. Shivai e ndjek. Kamini thyen një vazo në kokën e Somias dhe shpëton Shivain e rremë. Ndërkohë Om dhe Çulbul duke kërkuar për sekretin e Zvetlanës përballen me një rrezik. Fabrika ku ata ndodhen shpërthen në flakë.

Om sheh një vajzë duke u djegur nga flakët. Ai fillon ta shikojë këtë vajzë si fantazmë në shtëpi. Duke ndjekur fantazmën, Om bie nga një lartësi. Çulbul e shpëton. Zbulohet që Zvetlana kërkon ta çmendë Omin duke realizuar skenën sikur një vajzë vdiq para syve të tij por në të vërtet ajo është gjallë. Om zbulon se Çulbul mban rroba femrash. Çulbul detyrohet të gënjejë dhe thotë se janë të gruas së tij. Ai thotë se gruaja e la pasi nuk e donte. Xhanvi i ngre një kurth Texhit. Mediat fotografojnë të dy në shtrat. Zvetlana i kërkon Xhanvit t?i japë varësen trashëgimi nga familja. Ajo vishet si nuse dhe thërret median. Xhanvi detyrohet t?i japë varësen Zvetlanës.

Lajmet e fundit nga