LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e Xhisielës për manipulim interviste/ Reagon Eni Vasili

1 Tetor 2018, 20:58, Aktualitet CNA
Akuza e Xhisielës për manipulim interviste/ Reagon Eni Vasili

Pas akuzës së Xhisiela Malokut se intervista e transmetuar në emisionin ?Open? është e manipuluar dhe e transmetuar sikurse i interesonte televizionit  Top Channel, ka reaguar gazetarja Eni Vasili.

Vasili ka thënë se intervista është e pamanipuluar dhe profesionale.

?Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar?,-tha Vasili.

Më tej Vasili ka shtuar se Xhisiela i ka kërkuar të mos e transmetojë intervistën, por ajo ka bërë të kundërtën, duke i ofruar edhe mbështetje.

?Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka?,-shtoi Eni Vasili./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga