LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Tiranë/ Asfiksohen qytetarët

30 Shtator 2018, 18:14, Aktualitet CNA
Zjarr në Tiranë/ Asfiksohen qytetarët

Një pallat në zonën e Freskut në Tiranë është përfshirë nga flakët pak momente më parë.

Shkak për zjarrin mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një kabull në bodrumin e pallatit.

Mësohet se flakët kanë arritur deri në katin e gjashtë.

Forca të shumta zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po përpiqen të vënë në kontroll flakët.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të asfiksuar dy persona. /CNA.al

Lajmet e fundit nga