LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Smogu pushton Durrësin/ Qytetarët izolohen në shtëpi

30 Shtator 2018, 08:38, Aktualitet CNA
Smogu pushton Durrësin/ Qytetarët izolohen në shtëpi

Qyteti i Durrësit prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes, për shkak të ndotjes së ajrit nga djegia e plehrave. Tonelata të tëra me plehra digjen çdo ditë në qytetin bregdetar.

Në një denoncim mbërritur në CNA.al qytetari ngre alarmin se qytetarët çdo ditë pas orës 18:00 mbyllin dyer edhe dritare, për shkak të smogut që pushton Durrësin.

Ndër të tjera në denoncim, qytetari bën me dije se ata janë ankuar në Bashkinë e Durrësit, por nuk merren parasysh dhe kjo situatë alarmante trajtohet si e zakonshme.

?Taksapaguesit durrsakë duan mjedis të pastër dhe jo të helmohen nga plehrat. Ajo që po ndodh në Durres muajt dhe sidomos  ditët e fundit mbetet skandaloze për bashkinë Agjensinë Rajonale të Mjedisit, por dhe Ministrinë e Mjedisit?,- shkruhet në denoncim.

Kujtojmë këtu se sezoni turistik ndonëse është në përfundim, ka ende turistë nga vendet e BE-së që vijnë për të shijuar plazhet e Shqipërisë mes tyre edhe atë të Durrësit.

Por a është kjo pamje mënyra më e mirë që mund të përfaqësohet Shqipëria në BE?

Sigurisht që jo, por kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk shqetësohet për këto fakte, madje Dako nuk do t?ia dijë as për kanalizimet,që shpërthejnë rrugëve të qytetit, madje edhe i përmbytin ato./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga