Connect with Us

Idrzi i vë ultimatumin Ramës/ Çfarë i kërkon pas deklaratës së presidentit grek

Aktualitet

Idrzi i vë ultimatumin Ramës/ Çfarë i kërkon pas deklaratës së presidentit grek

Publikuar

-

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së presidentit grek Pavlopulos, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se çamët nuk i kishin ndjekur nga tokat e tyre, por se ishin larguar vetë.

Pavlopulos gjatë fjalës së tij tha se çamët kanë ndihmuar nazistët dhe se u larguan që mos të dënoheshin për krime ndaj njerëzimit.

Lidhur me këto Idizi në një deklaratë për mediat ka thënë se  në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria dhe se Greqia kurrë nuk tregoi një dokument apo një foto që vërteton se shqiptarët e Çamërisë kanë pasur lidhje me nazi-fashistët.

Gjithashtu, ai është shprehur se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e  kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.

Deklarata e plotë

Shqipëria nuk ka një sovranitet të kufizuar nga Republika e Greqisë dhe e ardhmja e saj në strukturat Europiane dhe Euroatlantike nuk varen nga Greqia dhe prandaj deklarata më e fundit, e një cikli deklaratash e Presidentit Grek Pavlopulos, është një monolog krejt i vjetëruar dhe pa vend.

Zoti Pavlopulos ju thoni se “Çështja Çame është një çështje nderi” për ju, dhe këtu keni të drejtë, ashtu si edhe për ne, Çështja Çame është një çështje Nderi dhe Drejtësie.

Sepse jeni treguar krejt hipokritë dhe të pandershëm me popullin grek dhe me popullin shqiptar, në trajtimin e shtrembërur historik të kësaj Çështjeje.

Në gjyqin farsë të Janinës, ju nuk provuat dot kurrë se kishte kriminelë lufte nga rradhët e popullsisë Çame dhe me të drejtë nuk kërkuat kurrë se ku janë “fshehur” këta kriminelë që nuk kanë ekzistuar kurrë, por ishin vetëm një shpikje qëllimkeqe e djallëzore me paramendim.

Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.

Ndërkohë keni harruar me qëllim, simpatitë pronaziste dhe idologjinë fashiste të diktatorit fashist Metaxa, që përshëndeti pushtimin fashist të Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Harroni qëllimisht zotin Joanis Relis, kryeministrin Kuisling, pro fashist dhe nazist, dënuar nga gjykatat Greke si Kolaboracionist, porse kjo nuk e pengoi të birin e tij që në vitin 1980, të vinte në krye të Greqisë si Kryeministër.

Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria dhe më konkretisht: Në fshatin Filat u bë një shfarosje e 1286 personave, burra, gra e fëmijë. Në Igumenicë u vranë 192 persona, në Paramithi dhe rrethina u masakruan 673 qënie njerëzore të pafajshme, ndërsa në Pargë 620 persona të tjerë.

LEXO EDHE:  Rama “live” nga parlamenti

Harroni zoti Pavlopulos që u dogjën dhe u plaçkitën 5800 shtëpi dhe 68 fshatra, në ato kohë të tmerrshme masakrash që nuk mund të përshkruhen.

Nuk ka asnjë të dhënë që Çamët, vranë, dogjën dhe masakruan veten e tyre, por ishin viktima të një genocidi të mirëfilltë dhe mirëorganizuar.

Ata që kanë bërë këto masakra si Napolon Zerva, i keni nderuar me monumente dhe mirë keni bërë, se kështu keni përjetësuar krimin dhe turpin e tyre dhe tuajin.

Mbas kaq vitesh, vini e na thoni se Çështja Çame është për ju një Çështje nderi dhe drejtësie dhe unë ju ftoj, ta vendosni në vend Nderin dhe Drejtësinë, me kokë lart dhe jo të përmbysur, ashtu si edhe vijoni ta bëni edhe sot.

Por mbi të gjitha, është i tepërt guximi juaj antihistorik, që pa bërë më parë drejtësi dhe një spastrim historik në shtëpinë tuaj, duke rreshtuar fakte dhe provat, që ju nuk i keni ndërsa ne i kemi, që vini e përzieni në mënyrë kaq arrogante në punët e brendëshme të Republikës së Pavarur të Shqipërisë.

Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, të cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.

Zoti President i Greqisë, mesa duket si pasardhës i atyre që dogjën me Napalm në mes të Athinës partizanët Grek të EAM- it, e që i keni në Parlamentin Grek si nazistët e Agimin të Artë, si Partia e Ekstremit të Djathtë të Pamenosit, ju po vetakuzoheni si i tillë, si pasardhës të atyre që duan të bëjnë masakrën e tretë të Çamërisë.

Ne Shqiptarët e Çamërisë nëpermjet dialogut kemi kërkuar drejtësi Europiane në mënyrë që ti vemë “melhem” plagëve midis dy popujve tanë, por po i kujtojmë jo popullit Grek, por pasardhësve të Napolon Zervës që të jenë të kujdesshëm, se plagët janë tonat e drejtesia është çështje kohe.

Sot shqiptarët duhet të mësojnë që vendi me të cilin Qeveria Shqiptare kërkon të firmose Marrëveshjen e Partneritetit Staregjik, nuk njeh Genocidin mbi Shqiptarët e Çamërisë nuk njeh shtetin e Kosovës dhe që mban ende në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia.

Rruga jonë drejt familjes se vlerave Europiane, kalon vetëm nga Brukseli, Berlini, Roma, Parisi e Washingtoni!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha refuzon Ramën

LEXO EDHE:  Lorenc Vangjeli plas “bombën”/ Përgjimet e reja fundosin Ramën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Je shumë mashtrues  

LEXO EDHE:  Rama armik i mediave/ Kush janë katër “mercenarët” që vërsul për kapjen e AMA-s

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: