LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gotat me fund për Kejdën! Vajza e Majlinda Bregut feston 20-vjetorin dhe ja pamjet nga festa

30 Shtator 2018, 08:35, Aktualitet CNA

Vajza e ish-ministres Majlinda Bregu, Kejda ka festuar ditëlindjen, në një festë të këndshme familjare të organizuar në mesnatë.

Ka qenë vetë Kejda ajo që ka publikuar foto dhe video nga ditëlindja, që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

20-vjetori është pritur me fishekzjarrë, trëndafila dhe gota shampanje me fund. Kejda ishte bërë mjaft simpatike  e veshur me një fustan ngjyrë ari pas trupit.

Nuk mungoi dhe një foto me mami Majlindën, paraqitja e së cilës na habit gjithmonë.

?Gjejeni kush u bë nënë 20 vite më parë?, shkruan Kejda teksa publikon foton ku duket e përqafuar me të ëmën.

Epo vitet ikin, dhe Majlinda Bregu mbetet mami më tërheqëse që do të na zënë sytë ndonjëherë.

Lajmet e fundit nga