LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E quajti Nuhun horr/ LSI sulmon ashpër Ramën

30 Shtator 2018, 14:32, Aktualitet CNA
E quajti Nuhun horr/ LSI sulmon ashpër Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se qeveria e kishte fshehur këtë ngjarje për muaj më radhë, ndërsa nuk kanë munguar edhe shantazhet ndaj oficerit, Emiljano Nuhu, të cilin e quajtën horr.

Sipas deputetit të LSI,  presioni ndaj oficerit të policisë, e kthen vetë Ramën në një horr.

Postimi i plotë

Arrestimi i perdhunuesit,
kryeministri qenka vete horri.

Dje kryeministri lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte per jete a vdekje sepse kishte genjyer kundra rilindjes.
Sot gjykata e arrestoi perdhunuesin ngjarjen e te cilit qeveria e kryeministrit e kishte fshehur per muaj me radhe.
Pra gjykata i dha te drejte Emiljano Nuhut, qe denoncoi krimin e fshehur per muaj te tere dhe jo kryeministrit,qe e quajti horr.
Natyrshem horri i vetem mbetet te jete vete kryeministri, qe shperdoroi poshtersisht karrigen per te bere shantazh dhe presion ne mbrojtje te krimit dhe perdhunimit te te tijve dhe nuk e mbrojti denoncuesin e krimit te perdhunimit,por e kercenoi.
A ka horrllëk me te madh ?
Mbylle gojen kryeminister dhe mos fol më se qelbe dynjane!!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga