LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut/ Deputetet e PS mesazh opozitës

30 Shtator 2018, 14:51, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj Xhisiela Malokut/ Deputetet e PS mesazh opozitës

Gratë socialiste kanë reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit, Rexhep Rraja.

Në një deklaratë për mediat Grupi i Deputeteve të PS, janë solidarizuar me prokuroren e çështjes dhe kanë kërkuar që ti shkojë deri në fund.

Ndër të tjera ato i kanë bërë thirrje deputeteve të opozitës të ndalin sulmet politike, pasi po dhunojnë publikisht Xhisiela Malokun.

Deklarata e plotë

Na vjen shume mirë që prokurorja e çështjes është një grua, e cila sot ka të gjithë solidaritetin tonë në kryerjen e detyrës si edhe inkurajimin tonë të plotë, për t?i shkuar deri në fund çështjes në fjalë. Duke i rezistuar çdo ditë prej kohësh tanimë, vulgut politik e mediatik dhe duke treguar guxim e vendosmëri në ndarjen e drejtësisë nga politika, Prokuroria po jep në vijimësi sinjale shumë inkurajuese për shqiptarët që duan drejtësi.
I bëjmë përsëri thirrje kolegeve deputete të opozitës të ndikojnë që të ndalet dhunimi publik i vajzës për motivet e politikës së dëshpëruar opozitare. Po ashtu u shprehim atyre keqardhjen për deklarata e akuza të ulëta, që shkojnë në drejtim krejt të kundërt me interesin e Xhisielës dhe të drejtësisë për të. Për ne drejtësia për vajzën është mbi gjithçka. Për ne ligji është mbi gjithkënd./CNA.al

Lajmet e fundit nga