LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Kandidati i Bashës, për Bashkinë Korçë tallet me demokratët

29 Shtator 2018, 18:01, Aktualitet CNA
Video/ Kandidati i Bashës, për Bashkinë Korçë tallet

Ditën e sotme në qytetin e Korçës, qytetarë demokratë bashkë me disa anëtarë të Kryesisë së PD-së, të ardhur nga qyteti i Pogradecit dhe i Devollit janë ngritur në protestë, ku kanë akuzuar qeverinë ?Rama? se ka lidhje me kriminelët dhe përdhunuesit.

Qytetarët, të cilët ishin mbërritur në shesh me makinat e tyre dhe çdo shpenzim personal janë tradhëtuar nga ish-kandidati për deputet dhe kandidati i propozuar nga PD, për kryetar Bashkie Korçë, Kristiano Koçibelli.

Koçibelli nga tarraca e një hoteli rri dhe me buzën në gaz vështron qytetarët, të cilët ai duhet t?i prijë për të mposhtur qeverinë e inkriminuar të Ramës.

A mund të jetë Koçibelli një kandidat për kyebashkiak kur demokratët protestojnë dhe ai tallet nga ballkoni i hotelit?

Ndoshta ky mund të jetë kandidati i denjë për Lulin dhe grupin e tij, por jo për qytetarët, të cilët kërkojnë përfaqësim dinjitoz./ CNA.al

 

Emrat që ofrojnë Rama dhe Basha në Korçë/ Zbulohen kandidatët e dy kampeve politike

Lajmet e fundit nga