LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve/ 90 mln lekë për bileta avioni, zbardhen tenderat

29 Shtator 2018, 07:26, Aktualitet CNA
Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve/ 90 mln

Kryebashkiaku Erion Veliaj çdo ditë shfaqet në televizor duke trumbetuar për punët e mëdha që pretendon se po kryen, por pjesa dërrmuese janë kronika të gatshme që u serviren medieve.

Teksa në televizione jepen kronika për mbjellje pemësh dhe inaugurime kopshtesh, Veliaj në të vërtetë ka kryer udhëtime në dhjetra vende të botës.

Gazeta Sot ka bërë një investigim të tenderave që janë bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë periudhës 2016-2018 për bileta avioni. Rezulton se janë hapur plot 50 tendera, ndërsa 45 kanë rezultuar të suksesshëm. Fondi limit i programuar nga Veliaj për udhëtime është në total 21,731,755 lekë, ndërsa rezulton se deri më tani janë shpenzuar rreth 9 milionë lekë të reja, ose rreth 90 milionë për bileta avioni.

Sipas të dhënave të dala nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Open Data, bëhet fjalë për 45 udhëtime në shtete të ndryshme të botës, nga SHBA, në Kinë dhe më gjerë. Pra Bashkia Tiranë ka shpenzuar gati 90 milionë lekë vetëm për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës, ndërkohë që në 70 për qind të rasteve nuk dihen arsyet e këtyre udhëtimeve. Më herët janë publikuar prova, ku Veliaj në televizor dilte sikur ishte në krye të detyrës, por në të vërtetë bënte vizita jashtë vendit. Blerja e këtyre biletave e tregon më së miri një gjë të tillë. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu, pasi nga 45 tendera që janë realizuar, janë fituar nga vetëm 11 kompani, ndërkohë që nga këto vetëm 2 kanë fituar shumicën e tyre.

Lajmet e fundit nga