LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Lulzim Basha “ringjall fantazmat” e komunizmit?

29 Shtator 2018, 11:25, Aktualitet CNA
Skandali/ Lulzim Basha “ringjall fantazmat” e komunizmit?

Partia Socialiste vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha.

Deputeti socialist, Ervin Bushati akuzon Bashën se ?po i vendos bizneset dhe kompanitë private mes dy alternativash të tmerrshme: Shtetëzimit komunist përmes ?Listës së Zezë? që prej ditësh ka vënë pas murit të PD, ose zhvatjes me ?Taksën e Kunatit? përmes shifrash marramëndese.?.

Gjithashtu, Bushati shkruan se ?Ringjallja e fantazmës së komunizmës nga Lulkuqi i PD po na vjen përditë në ekranet tona televizive, mjafton dhe sapo të përmendet ?Taksa e Kunatit?.

Deklarata e plotë:

Lulzim Basha ndihet i zënë keq nga denoncimet për zhvatje dhe kërcënime të bizneseve dhe qytetarëve që neve si PS po sjellim në dritë dhe ditë pas dite.

Kryetari i ?kuq? i PD po i vendos bizneset dhe kompanitë private mes dy alternativash të tmerrshme: Shtetëzimit komunist përmes ?Listës së Zezë? që prej ditësh ka vënë pas murit të PD, ose zhvatjes me ?Taksën e Kunatit? përmes shifrash marramëndese.

3 dekada pas rënies së komunizmit në Europë shqiptarët po rikujtohen me pahir nga PD dhe një herë se çfarë kanë hequr në të shkuarën.

Ringjallja e fantazmës së komunizmës nga Lulkuqi i PD po na vjen përditë në ekranet tona televizive, mjafton dhe sapo të përmendet ?Taksa e Kunatit?.

Lulkuqi të numëron pa pikë morali si të ishte viti 1946, gjithë pronat e ndershme dhe të ligjshme të punës së krushqisë, farefisit apo dhe prindërve të larguar nga kjo jetë.

Lulkuqi kurrë s?ka qenë kaq i dëshpëruar, acid dhe komunist i kuq: as kur humb zgjedhjet në emër të PD (edhe në Njësinë 8, shtëpinë e tij), as kur mbron kuksianët, as kur mbron artistët, as kur mbron parimet e djathta të një Partie Demokratike sot në koma morale.

Kam respekt për demokratët e vërtetë që njësoj sa unë, besojnë në vlerat bazë: të drejtës së pronës, tregut të lirë, fuqisë së kapitalit shqiptar dhe urrejnë komunizmin e kuq si dje & rot.

Respekt për Lulkuqin ? JO!

Pres me respekt nga demokratët e vërtetë të mohojnë virusin e kuq sovjetik si dje ashtu dhe sot, në çfarëdo lloj forme të ricikluar nga kryetarë sterilë të kuq partish.

Para se të rinxjerrë në ekranet televizive konferencierët hemafroditë të kuq të tij, po deklaroj para se ti ?zbulojë Gjyqi Popullor? të Lulëkuqit se posedoj: 2 qenë shtëpiakë, 1 mace, 2 breshka uji dhe 7 peshq akuariumi.

Zogjtë e Zotit më ulen vetë ne bahçe, ndaj nuk i quaj të mitë për të deklaruar.

Lajmet e fundit nga