LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

29 Shtator 2018, 09:09, Aktualitet CNA
Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

Shoqëria Albcontrol, me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, e cila drejtohet nga Belinda Balluku, prej rreth pesë vitesh, është përfshirë në një tjetër skandal.

Ndërkohë që pak ditë më parë një nga portalet online shkruante se Belinda Balluku dhe Këshilli Mbikëqyës kanë falimentuar ?Albcontrol?-in, jo me llogari ?zero-zero?, por me rreth 94 milionë euro borxhe, ndaj kontraktorëve vendas e të huaj, pa llogaritur detyrimet ndaj OSHEE, Ujësjëllës, tatime, dogana, mjedisit etj, sot ne sjellim një tjetër skandal.

CNA.al  nga burime të sigurta ka mësuar se rreth 180 milionë lekë në vit bileta avioni janë dhënë pa ju nënshtruar procedurave të prokurimit online.

Belinda Balluku është mbi Kuvendin, mbi Kryeministrin, Presidentin dhe vetë Autoritetin e Aviacionit Civil, të cilët pa përjashtim i blejnë këto bileta nëpërmjet prokurimit online dhe publikohen në faqen zyrtare të APP.

Po, përse drejtoresha e radhës së këtij institucioni shmang me dashje këto procedura?

Arsyet janë të thjeshta, korrupsion, qoka klienteliste, udhëtime personale, apo të individëve që nuk kanë lidhje me institucionin etj.

Por, ajo që duhet të reagojë në lidhje me këtë skandal, është organi i akuzës, i cili duhet të fillojë menjëherë hetimet për abuzimet që evidentohen në Albcontrol./CNA.al

Lajmet e fundit nga