LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen ekspertiza dhe tabulatet telefonike/ Xhisiela Maloku dëshmon në Prokurori

29 Shtator 2018, 14:16, Aktualitet CNA
Publikohen ekspertiza dhe tabulatet telefonike/ Xhisiela Maloku dëshmon

Pas daljes së ekspetizës dhe administrimit të tabulateve telefonike të 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krujës.

Ende nuk dihet çfarë ka deklaruar në Prokurori e reja, e cila dyshohet se është dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Kujtojmë këtu se në dokumentin e ekspertëve mjeko ligjorë thuhej se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare në kofshë.

?Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga