LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta/ Rama mbron përdhunuesit dhe kriminelët e grupit të tij

29 Shtator 2018, 10:53, Aktualitet CNA
Akuzat e forta/ Rama mbron përdhunuesit dhe kriminelët e grupit

Pas reagimit të kryeministrit Rama në lidhje me rastin e vajzës që u dhunua nga djali i deputetit të PS-së, ka ardhur dhe kundërpërgjigjia e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Ky i fundit shprehet në Twitter se Rama është zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.

Basha shkruan më tej se në vend që Rama të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Postimi i plotë:

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga