LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen 7 pasuri të fshehura/ “Fundoset” deputeti milioner i Ramës?

28 Shtator 2018, 13:39, Aktualitet CNA
Zbulohen 7 pasuri të fshehura/ “Fundoset” deputeti milioner i

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të deputetit socialist, Ervin Bushati, sipas të cilit kunati i Bashës ka marrë miliona lekë nga ata që Basha i quan oligarkë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, këshilltari ligjor pranë PD-së, Gazmend Bardhi ka akuzuar deputetin Bushati se kompania e tij ?Bushati SH.P.K? ka marrë miliona lekë nga tenderat e qeverisë dhe nga oligarkët.

Gjithashtu, Bardhi u shpreh se ?Ervin Bushati shpifi kundër PD-së sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguaruar parekshmerinë e pasurisë së tij?.

Sipas Bardhit, nga viti 2014, deputeti socialist Ervin Bushati ka fshur 7 pasuri të paluajtshme.

?Deputeti Bushati, nga viti 2014 ka fshehur 7 pasuri të paluajtshme.Në dokumentat zyrtare rezulton se në Tiranë  nuk ka deklaruar pasuri trual me sipërfaqe  938 m2, fituar me 21 prill 2017 , nuk ka deklaruar pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, të fituar me 21 prill 2017 , nuk ka deklaruar pasuri truall me sipërfaqe 938 m2, të fituar me 25 korrik 2014. Ndërsa në Sarandë ka fshehur 660 m2, të fituar në korrik 2014?-tha ndër të tjera Gazmend Bardhi.

Ndërsa më tej ai akuzoi deputetin Bushati se ka fshehur edhe pronësinë e një prej 13 garazheve të tij në Sarandë si dhe dy pasuri të paluajtshme në Qerret, të fituara në maj 2016./CNA.al

Lajmet e fundit nga