LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Shkaktoi aksidentin tragjik ndërsa po kontrollonte celularin

28 Shtator 2018, 16:41, Aktualitet CNA
Video/ Shkaktoi aksidentin tragjik ndërsa po kontrollonte celularin

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin tragjik ku shoferi i një kamioni teksa po kontrollonte celularin përplasi makinën, e cila drejtohej nga një 66 vjeçare, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shkurtin e 2017-ës në Dumfries në Skoci, ndërsa pamjet janë publikuar vetëm pak orë më parë.

Sipas BBC, gjykata e dënoi shoferin e kamionit, 34 vjeçarin David Shields me 5 vite burg.

Ndërkohë bashkëshorti i viktimës u shpreh për mediat, se shpreson që dënimi ndaj Shields, të jetë një paralajmërim për shoferët e tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga