LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përplas nga makina/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

28 Shtator 2018, 16:08, Aktualitet CNA
U përplas nga makina/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të së mërkurës në komunën Monte Malo, në Vinçenca të Italisë.

Mësohet se viktimë e aksidentit ishte 63 vjeçari shqiptar Vasillaq Paguda. Ky i fundit po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një makinë, e drejtuar nga një 20 vjeçar italian.

Paguda u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, raportuan mediat italiane këtë të premte.

Shqiptari la pas gruan dhe dy djemtë, të cilët banojnë në të njëtën komunë ku ndodhi aksidenti. Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimin për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga