LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetërsuan pronat në Spille/ Gjykata jep vendimin për zyrtarët e arrestuar

28 Shtator 2018, 20:04, Aktualitet CNA
Tjetërsuan pronat në Spille/ Gjykata jep vendimin për

Gjykata e Kavajës ka ndryshuar masën e sigurisë për katër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë.

Në seancën e zhvilluar dy ditë më parë, gjykatësi Paulin Çera ka vendosur ?arrest shtëpie? për të pandehurit.

Më vendim të gjykatës kanë lënë qelinë Nezir Leçini ish-shef i kadastrës në Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së tokës, Aldo Kila ish-jurist në hipotekën e Kavajës, Dritan Kazazi ish-hartograf në hipotekën e Kavajës.

Ndërkohë në korrik të 2018-ës, Gjykata e Apelit në Durrës, la të lirë Said Cikalleshin ish-drejtues hipoteke dhe Andi Gjecin, ish-jurist të hipotekës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga