Shënim/ Protestat e munguara dhe çfarë nuk na tha Luli – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shënim/ Protestat e munguara dhe çfarë nuk na tha Luli

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit, ku mund të themi se ishte emisioni më komik në historinë e tij politike. Jo vetëm nga budallallëqet që artikulonte, por edhe nga sjellja e vetë gazetarëve të cilët shpesh e qeshnin. Andi Bushati, Ylli Rakipi, apo Fatos Lubonja nuk ndaleshin dot së gajasuri, gati sa e ofendonin Lulzim Bashën me broçkullat që ai fliste në emision.

Për shembull, Lulzim Basha i drejtohej Bushatit duke i thënë “Dil ti në revolucion, sepse po nuk dole ti qeveria nuk bie” . Pra, Andi Bushati, nipi i Hysni Kapos, një kundërshtar i fortë i së djathtës dhe Partisë Demokratike, të dalë në protestë në krah të Lulit, që ky i fundit të bëhet kryeministër. Dhe këtë lloj marrie apo çmendurie e kërkonte Lulzim Basha. Por, “Che Guevara idhulli i ekstremit të majtë ishte idhulli i “super të djathtit”  Lul… Këtu nuk gënjeu, tregoi çfarë idealesh revolucionare ka, megjithëse ka frikë të bëjë revolucion.

Por, përtej kësaj, Basha dukej i dorëzuar. Ai thoshte se edhe po të dilte në protestë para Kryeministrisë dhe po të hidhte hapin për revolucion apo të rrethonte Kryeministrinë me 10 mijë veta, ai nuk do të mund ta merrte pushtetin, pasi Rama nuk do të ikte. Dhe gjatë kohës që ai do të qëndronte në institucion, duke rrethuar Kryeministrinë do të ishin Trump dhe Merkel që do ta merrnin në telefon që të largohej.

Pra, Lulzim Basha pa dashje tregoi dje se askush nga ndërkombëtarët nuk e mbështet, nuk e njeh dhe nuk i jep të paktën një dritë jeshile, që Ramën ta rrëzojë qoftë edhe me revolucion.

Së treti, një rast tjetër ku Basha u bë thuajse gati qesharak ishte edhe momenti kur ai shprehej se në parti kishte bërë lista të hapura dhe kishte një grup cilësor parlamentar, ndërkohë që analistët i thanë që është një grup qesharak dhe i turpshëm. Megjithë pretendimet e Bashës se grupi kishte intelektualë dhe jo njerëz të inkriminuar, ai përmendi Valentina Dukën, në vend të Agron Gjekmarkajt. Por, të krahasosh këta dy personazhe, për Partinë Demokratike është krejt e pavlerë të shprehesh më tej, kush është Valentina Duka, nga vjen e çfarë përfaqëson dhe kush është Agron Gjekmarkaj. Por, gjithësesi kjo i përket Lulzim Bashës.

Përtej akuzave që i bënë vetë analistët për deputetë të futur me para në listat e kandidatëve apo edhe atyre që sot janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, më pas ajo që mund të quhet organizim i Partisë Demokratike, ku Basha fliste për një anëtar, një votë, zgjedhje në strukturat e PD-së, ndërkohë që ka pesë vjet që nuk zhvillon dot zgjedhje. Ka gati dy vjet që nuk zhvillon dot riorganizimin e Partisë Demokratike. Ka degë që ende nuk kanë zhvilluar fare zgjedhje, fare. Pra, nuk ka struktura, nuk funksionojnë, ka kryetar të larguar, ka degë që drejtohen me telekomandë nga Tirana. Pra, ka kryetar që jetojnë në Tiranë, ndërkohë që janë në drejtimin e partisë në qytetet e tyre, e të tjera si këto.

LEXO EDHE:  Pse nuk flasin avokatët krimit të Ramës, për universitetin?!

Basha në fakt, dje nuk bëri gjë tjetër, thjeshtë gënjeu Live. Gënjeu edhe kur tha se ishte Edi Rama që sulmonte kunatin, por në fakt është kunati, i cili është problemi. Me rreth 2 miliardë lekë xhiro biznesi në vit dhe me vetëm 45 milion lekë fitim të deklaruar, për të cilin Lulzim Basha tha se ishte një biznes ashtu si ato mijëra të tjerat që nuk kishin ecur mirë, por kishin pasur problematika gjatë viteve të qeverisjes së Ramës.

Në fakt, Luli gënjeu për këtë detaj sepse edhe gjatë qeverisjes së Ramës, biznesi i kunatit të kryetarit të PD-së është 3-fishuar në xhiro, apo 4-fishuar. Nga disa qindra milionë, ka shkuar në disa miliardë. Dhe në fund tha ai se nuk kishte fituar asnjë tender familjari i tij dhe nuk kishte marrë fonde nga para publike.

CNA.al e tregoi sot me një dokument publik, që mund të gjendet tek “Open Spending Data”, e cila është një pagesë e kryer nga AKSHI për “Landmark Communication”, kompaninë e kunatit të tij.

Pagesa e kryer nga AKSHI

Pra, gjithçka ai tha dje ishte qesharake. Gjithçka tha dje Lulzim Basha ishte një gënjeshtër. U kthye në fasadë duke luajtur edhe me kritikët, duke thënë se shumë prej tyre po kontribuojnë, shumë prej tyre janë në krah të tij. Përmendi Besnik Mustafajn, përmendi Genc Rulin, etj.

Në fakt mjafton ti pyesësh Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn e kupton lehtë se cili është mendimi i tyre për Lulzim Bashën. Dhe ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë me forcë, me dhunë në krye të PD-së, duke shpresuar se në fund të gjithë do t’i shkojnë nga pas për të rrëzuar Edi Ramën.

Por, ende Lulzim Basha nuk e ka kuptuar se askush nuk shkon pas tij për të rrëzuar Edi Ramën sepse Lulzim Basha është vetë Edi Rama. Lulzim Basha është njësoj, nuk ka asnjë ndryshim nga Edi Rama. Ai është një ushtar i vogël i Sorosit në shërbim të Edi Ramës dhe qëndron në krye të Partisë Demokratike vetëm e vetëm që Edi Rama të jetë kryeministër i Shqipërisë, sipas porozive dhe udhëzimeve të dhëna nga Sorosi.

Këto tashmë dihen nga të gjithë. Ato që thamë më lart janë përsëritje të shumë e shumë detajeve të mëparshme. Por, sa qesharak dhe komik, Lulzim Basha nuk di të ndalet. Nuk di të ndalet për të shpëtuar veten e tij, për të qëndruar në karrierë politike, por që nga ana tjetër po shkatërron, po rrënon dhe po dëmton pafundësisht Partinë Demokratike./Elvi Fundo-CNA.al

Aktualitet

Studentja: Ja pse nuk e hamë thirrjen e kryeministrit për dialog

Publikuar

-

By

Studentët janë të vendosur për të mos pranuar negociatat me kryeministrin, deri sa ai të miratojë 8 pikat e propozuara nga ata.

Një studente u shpreh në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se studentët janë të vendosur për t’mos negociuar me kryeministrin, pavarësisht thirrjeve të ndryshme që bën ai në forma dhe stile të ndryshme.

LEXO EDHE:  Amandamentet e LSI për kërkesat e studentëve/ Rama i përgjigjet Kryemadhit

Ajo me nota humori tha se ne nuk e hamë këtë, pasi jemi mësuar me prindërit që na thoshin: Hajdeni se nuk ju rrahim, por sa të afroheshim fillonin shpullat.

Kjo batutë e saj, u prit me të qeshura nga studentët e pranishëm në studio.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Studenti me aftësi të kufizuara: Jemi 5 veta në familje dhe vetëm 1 punon

Publikuar

-

By

Prej 8 ditësh studentët në mbarë Shqipërinë po protestojnë duke kërkuar përmbushjen e tetë pikave nga ana e qeverisë.

Edhe këtë mbrëmje studio e ‘Opinion’ është ‘pushtuar’ nga studentët të cilët kanë ardhur të tregojnë vendosmërinë e tyre për kauzat që kërkojnë të plotësohen.

Në studio kanë qenë të ftuar edhe tre studentë me aftësi të kufizuar, ata kanë rrëfyer se paguajnë njësoj sa të tjerët edhe pse kanë të punësuar vetëm nga një person familjar.

LEXO EDHE:  Amandamentet e LSI për kërkesat e studentëve/ Rama i përgjigjet Kryemadhit

Studenti me aftësi të kufizuar është shprehur se ai paguan 1 milion e gjysmë tarifat e shkollës sa gjithë studentët e tjerë normal, pavarësisht vështirësive që kanë./Opinion

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfundojnë ndeshjet e Champions League/ Zhgënjejnë të gjitha ekipet e mëdha

Publikuar

-

By

Janë mbyllur ndeshjet e fundit në grupet e Champions League. Përveç Man. Cityt, të gjitha ekipet e mëdha kanë zhgënjyer sot.

Manchester United ka pësuar një humbje të turpshme 2-1 ndaj Valencias dhe do të qëndrojë në vend të dytë të grupit H. Të humbësh ndaj Valencias në Mestalla nuk është turp, por mënyra se si ka ndodhur është shumë e rëndë. Paraqitja e miqve është karakterizuar nga gabimet e shumta, duke filluar nga stopimet e dobëta dhe roveshiata e dështuar e Lukakut, deri te rasti me portën e boshatisur i shpërdoruar nga Pogba.

LEXO EDHE:  Proçedimi penal ndaj Tupes dhe Aliajt/ Ish-ministri i përvishet Ramës

Juventusi është mposhtur nga Young Boys me rezultatin 2-1, por që gjithsesi ruan vendin e parë në grup. Klubi italian ka ruajtur energjitë duke parë që e kishte siguruar kreun e grupit pas disfatës së United. Dy golat janë shënuar nga sulmuesi Hoarau për vendasit, ndërsa për Juven e shënoi Dybala. Kjo ishte fitorja e parë e historisë së Young Boys në Champions League.

Rezultatet e plota janë si më poshtë:

/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Aktualitet13:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave

Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar...

Aktualitet13:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta në rrethe/ Bllokohen hyrjet e disa qyteteve

Stuentët kanë bllokuar hyrjet e shumë qyteteve në shenjë protestë për plotësimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë...

Aktualitet12:55 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Berat/ Gjimnazistët dalin në mbështetje të studentëve

Gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit kanë dalë për të protestuar ndaj ligjit për arsimin e...

Aktualitet00:17 - 12 Dhjetor, 2018

Si e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij, sëmundja mendore dhe haluçinacionet

Nga Helen Flatley Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që...

Aktualitet21:18 - 11 Dhjetor, 2018

Sulm terrorist/ Humb jetën një person, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje është...

Aktualitet20:24 - 11 Dhjetor, 2018

Foto/ Ja si po e shijon lirinë në Hungari Nikola Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas mediave maqedonase nuk dihet ende se kush e...

Aktualitet19:43 - 11 Dhjetor, 2018

Ngrihet KLP/ Këta janë gjashtë prokurorët e zgjedhur

Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtarët...

Aktualitet18:18 - 11 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Pjesë e KLP do jenë Besnik...

Aktualitet14:33 - 11 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Pas aprovimit të pikave nga ana e universiteteve të qytetit të Shkodrës, studentët kanë ngritur kërkesa të reja. Ata kanë...

Aktualitet13:22 - 11 Dhjetor, 2018

Të moshuarit në protestë/ Me pankarta përkrahë studentëve

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i janë bashkuar edhe të moshuarit. Duke mbajtur pankarta në...

Trending

Read previous post:
Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtatë persona që mendohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak përkrah ISIS. Lajmin...

Close