LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi “hap” kutinë e Pandorës/ Vë me shpatulla pas muri Bashën

28 Shtator 2018, 19:59, Aktualitet CNA
Patozi “hap” kutinë e Pandorës/ Vë me shpatulla pas

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi në një intervistë në emisionin ?Provokacja? në ABC News ka folur për situatën, në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Të dobët, të paaftë dhe të kompromentuar, me këto tre fjalë e ka përshkruar, ai opozitën, e cila është nën drejtimin e Lulzim Bashës.

?Fati i madh i Edi Ramës është se opozita po drejtohet nga Basha. Se ai e e ka bërë opozitën të dobët. Nuk ka për të fituar kurrë, jo se e them unë, por sepse ai është një dështak i lindur. Lulzim Basha nuk humbet se po e akuzoj unë, por unë e akuzoj se për shkak se ai humbet dhe ai humbet në të gjitha rastet, unë jam gati të hesht, por ai do humbasë prapë. Humbet sepse është looser, sepse nuk ka hyrë në këtë lojë për interes publik por për interes personal dhe këto të gjitha janë prova?, – ka thënë Patozi.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se në Shqipëri nuk ka shumë oligarkë siç thotë Basha, por ka vetëm dy.

?Shqipëria sot ka dy oligarkë. Njëri i madh dhe tjetri në hije. Oligarku i madh është kryeministri Edi Rama dhe oligarku i vogël është Lulzim Basha. Oligarkia nuk zgjidhet me masa drastike. Ose duke u reformuar partitë ose me goditje nga jashtë?.

Por ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, ka treguar edhe se me kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ka pasur marrëdhënie normale.

Në këtë intervistë Patozi ka folur pa dorashka, duke lëshuar akuza të forta kundër Bashës.

?Opozita duhet të bëj shkundjen e qeverisë, por ajo po drejtohet nga njeriu i gabuar. Problemin ia dedikoj Bashës, jo vetëm për gjendjen e PD-së, por edhe për gjendjen e vendit?,-tha ish-nënkryetari i Partisë Demokratike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga