LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanabis, armë dhe radio policie/ Bien në pranga dy të rinj

28 Shtator 2018, 11:47, Aktualitet CNA
Kanabis, armë dhe radio policie/ Bien në pranga dy të rinj

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga policia e Durrësit. Të rinjtë e arrestuar janë Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, të dy banues në Durrës.

Të rinjve në momentin e kontrollit iu sekuestruan disa doza kanabis, një armë zjarri , tip pistoletë Ekol, të gjetur në banesën e Denis Metës, 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një radio policie.

Shtetasit do të akuzohen për veprat penale”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./CNA.al

Lajmet e fundit nga