LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i Xhisiela Malokut/ LSI “masakron” deputetet e Rilindjes

28 Shtator 2018, 17:15, Aktualitet CNA
Dhunimi i Xhisiela Malokut/ LSI “masakron” deputetet e Rilindjes

Deputeti i LSI Luan Rama ka reaguar për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se partia e Rilindjes Socialiste mirë që nuk ka burra, por nuk ka as gra.

?Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën, Xhisiela Maloku?,- ka shkruar deputeti në postimin e tij.

Postimi i plotë

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga