LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen abuzimet e radhës të kryebashkiakut/ Për interes të kujt po vepron Veliaj?

27 Shtator 2018, 17:33, Aktualitet CNA
Zbulohen abuzimet e radhës të kryebashkiakut/ Për interes të

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Ina Zhupa, ka denoncuar vendimet e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas saj po vepron për interesat e tij personale, të klientëve të tij dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, Veliaj pasi rriti me 10 lekë çmimin e biletës, kërkon që edhe fëmijët mbi 6 vjeç të paguajnë, ndërsa nuk dihet për interes të kujt po i merr kryebashkiaku këto vendime.

Në deklaratë thuhet më tej se Veliaj ka gënjyer publikisht për lejet e ndërtimit dhe po u shërben oligarkëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës akuzohet gjithashtu për tenderat disa milionësh për UKT-në, të cilat sipas PD, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.

Deklarata e plotë

Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk u shërben qytetarëve, por vetëm interesave për pasurimin e vet personal dhe interesave të klientëve të tij dhe të Edi Ramës. Mashtrimi i Erion Veliajt se Lulzim Basha si Ministër Transportesh bëri ligj të ri që fëmijët të paguajnë biletë autobusi është skandaloz.

Ligji i transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ai ka ndryshuar 10 herë, duke nisur nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ligji respekton autonominë e bashkive për t?u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve transport falas. Gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha linjat urbane u shtuan, fëmijët nuk paguan biletë dhe çmimi për qytetarët nuk u rrit.

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj çmimi i biletës u rrit me 100 lekë dhe po bëhet fushatë mediatike për të bërë me pagesë biletat e fëmijëve. Përpara se të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj, duhet të përgjgjigjet se për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët. Erion Veliaj është mashtrues serial dhe I rrezikshëm, sepse gënjen publikisht për leje ndërtimi për komplekse pallatesh në kohën e Lulzim Bashës tek Stacioni Multimodal.

E vërteta është se projekti Basha nuk parashikonte asnjë metër katror leje ndërtimi për kompleks pallatesh. E vërteta është se Erion Veliaj u shërben oligarkëve si Salillari, duke pranuar që buxhetit të bashkisë t?i shkojnë vetëm 5 përqind të ardhurave nga koncesionari, në vend të 15 përqind, që parashikonte projekti i Lulzim Bashës.

Erion Veliaj është mashtrues serial dhe i rrezikshëm, sepse, ndryshe nga deklaratat e tij, në vendimet e këshillit Bashkiak nuk ka patur deri tani, nuk ka as sot një vendim për të kthyer në shkollë zyrat e UKT-së. Tenderat disa milionësh që ka ndërmend të bëjë Erion Veliaj për UKT-në, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë! Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe të drogës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga