LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Shpërndante drogë nëpër shkolla/ E pëson keq i riu

27 Shtator 2018, 07:54, Aktualitet CNA
Video-Shpërndante drogë nëpër shkolla/ E pëson keq i

32 doza me kannabis janë sekuestruar nga Policia e Tiranës,  ndërsa në pranga ka rënë Leonard Doka, 22 vjeç, si dhe është proceduar penalisht  M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se 22 vjeçari akuzohet se shpërndante drogë në përreth shkollave të Tiranës.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet ?Shigjeta?, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi :

? Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

? M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (Ali Dem?, ?Kushtrim i Lirisë? dhe ?1 Maji?), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës ?Qemal Stafa?, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke?.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

? 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike?, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale ?Moskallzim krimi?, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.

 

Lajmet e fundit nga