Connect with Us

Policia “blindon” Vlorën/ Çfarë ndodhi gjatë natës në qytetin bregdetar

Aktualitet

Policia “blindon” Vlorën/ Çfarë ndodhi gjatë natës në qytetin bregdetar

Publikuar

-

/
policia zbardh ngjarjen

Gjatë natës së mbrëmshme, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit, Policia e Shtetit ka zbarkuar në Vlorë.

Mësohet se në disa akse kryesore të qytetit janë ngritur pika kontrrolli gjatë natës, kryesisht ndaj automjeteve. Ende nuk ka informacione për të shoqëruar, ndërsa aksioni ka vijuar edhe në mëngjes.

Burimet bëjnë të ditur se policia është vënë në ndjekje të personave që rezultojnë në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një i ri ka mbetur i plagosur  me thikë në Durrës. Sipas të dhënave të parë, mësohet se i riu është përfshirë në një sherr me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve, teksa bëhet me dije se ata ishin nën efektin e alkoolit.



LEXO EDHE:  Stines i heqin patentën për tejkalim shpejtësie/ Revoltohet ndaj policisë

Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE