Connect with Us

Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

Aktualitet

Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

Publikuar

-

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtatë persona që mendohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak përkrah ISIS.

Lajmin e ka bërë publik Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski.

Policia maqedonase ka bërë me dije se të arrestuarit janë të moshave 23-41 vjeç, ndërsa nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Sekuestrohen 21 kg kanabis

Nëse këta persona shpallen fajtorë, ata rrezikojnë deri në 10 vite burg, raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë autoritetet vendase shprehen se aktualisht në Siri dhe Irak ndodhen 100 shtetas maqedonas, ku 20 prej tyre janë vrarë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Gazetari ngre dyshime, i përfshirë edhe i vëllai

Publikuar

-

Nga

Vrasja e bisnesmenit Ruzhdi Hoxha, është tema e diskutimit sonte në Opinion, ku gazetarët e kronikës kanë sjellë fakte të reja.

Gazetari Armand Bajrami, tha se ka ende dyshime lidhur me vendin ku është kryer vrasja.



Duke folur edhe për faktin, se automjeti i tij është zhdukur, Bajrami tha se se ka dyshime që vrasja mund të jetë kryer në makinë e më pas kufoma është hedhur në zonën e Qafë Malit.

LEXO EDHE:  Vrasja e Nelgert Patës/ Lihen të lirë 5 nga 6 të shoqëruarit

LEXO EDHE:  Elbasan/ Sekuestrohen 21 kg kanabis

“Zhdukja e makinës është një pikë e fortë që mund të mendohet se vrasja është kryer në makinë. Për këtë janë hedhur dyshime që edhe vëllai është përfshirë jo vetëm duke fshehur makinën, por dhe për largimin e kufomës, pasi është e pamundur që ta bëjë një person i vetëm”, tha Bajrami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë po ndodh në PD?/ Basha thërret Palokën në zyrë, zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka thirrur në një takim pune, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi deputetin Edi Paloka.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari Çim Peka në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Peka zbuloi edhe detaje nga biseda mes Bashës dhe Edi Palokës.



Çim Peka: Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4  e jo më kur firmosin mbi 60%.

LEXO EDHE:  FOTO EKSKLUZIVE/ Policia shkel ligjin me të dyja këmbët

LEXO EDHE:  Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Belind Këlliçi: Kanë firmosur mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Edhe nëse 50+1 do të jenë prezentë në sallë, persona legjitimë, atëherë automatikisht njëra palë kontrollon shumicën. S’mund t’ua mohojmë këtë të drejtë anëtarëve të Kuvendit për t’u vetëmbledhur. Parti perëndimore e vitit 2021. Në Kuvend të kritikohet edhe z.Berisha, edhe z.Basha, edhe Belindi për punën e tij në FRPD për 6 vite./syri

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD ka nevojë për garë reale”/ Kulluri zbulon arsyen, pse vendosi të kandidojë

Publikuar

-

Nga

“PD nuk mund ta mbajë më një aventurier”/ Kulluri ‘kryqëzon’ Bashën: Po e kthen partinë në sekt personal

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një garë të hapur.

Në një intervistë televizive , Kulluri shprehet se me Bashën ka pasur debate të forta politike, ndërsa shton se qëndrimi i tij ndaj Kryedemokratit u bë shtysë që të kandidojë për kryetar.



“Jemi në një stad tjetër të krizës në PD. Gara nuk ka kuptim nëse nuk përballesh me kundërshtarin dhe nëse nuk je më i mirë se kundërshtari. Unë se shoh këtë garë si një betejë. Me Bashën kemi pasur debat thellësisht politik.

Kjo qëndrueshmëri më shtyu të marrë vendimin për të kandiduar. Koha më dha të drejtë. E rëndësishme është që PD të hyjë në gara reale, me një rivalitet  real idesh pikëpamjesh dhe mbi të gjitha vizioni për të ardhmen. Ne duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga protagonizmi personal. Një kryetar partie luan rol të madh. Ai që drejton është koka por një trup i kalbur nuk i shërben kujt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE