Connect with Us

Idrizi tradhëton Bashën/ Voton pro Veliajt

Aktualitet

Idrizi tradhëton Bashën/ Voton pro Veliajt

Publikuar

-

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës ditën e sotme kanë bojkotuar mbledhjen, gjë e cila nuk ka ndodhur me ata të PDIU-së.

Për më tepër, mësohet se këshilltarët e PDIU kanë votuar sot pro miratimit të të pr.vendimeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kujtojmë këtu se jo pak herë edhe këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë shndërruar në komardare të Veliajt, dhe kanë miratuar pr.vendimet në Këshillin Bashkiak, edhe pse Kryemadhi është në koalicion opozitar me Bashën. Por, mesa duket edhe Idrizi po ndjek të njëjtën linjë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Një tjetër persona raportohet se ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i makinës mbrëmjen e sotme në zonën e Vasil Shantos.

Sipas BalkanWeb, i plagosur ka mbetur edhe një djalë 14-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij, por së bashku me të miturin, numri i të plahgosurve nga atentati ka shkuar në tre.



Ndërkohë, policia ka lajmëruar se dy të plagosurit e tjerë janë shoferi Prend Gjini dhe një shtetasi italian Silvano Barbadoni, që ka qenë kalimtar i rastësishëm.

LEXO EDHE:  Shtatë kushtet për Ramën/ Basha kërkon pazarin e radhës

LEXO EDHE:  Astrit Veliaj, ky palaço i pavarur

Barbadoni ka marrë lëndime të lehta, ndërsa Gjini ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasjet trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Publikuar

-

Nga

Vrasje trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Tre vrasje kanë tronditur vendin ditën e sotme, dy prej të cilave në pak minuta në kryeqytet.

Për të folur për këto ngjarje, mbrëmjen e sotme është i ftuar në “Open” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, cili e quajti një ditë të trishtë.

I gjendur përballë pyetjes së  gazetares, se pse deri tani nuk kemi asnjë të arrestuar, Leshja u shpreh se nuk merret me ngjarjen por me sigurinë në tërësi.

“Është për të ardhur keq që sot kemi 3 vrasje, atentate të thuash. Sot është një ditë e trishtë.



Normalisht janë ngjarje shumë shqetësuese. Por janë shumë larg historisë së së ngjarjeve më tritol. Ne kemi hapur depot dhe akoma vazhdojmë të vuajmë pasojat e hapjes së depove.

LEXO EDHE:  Droga 180 milion euro në Durrës/ Basha akuza të forta Veliajt

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Lulzim Basha çfarë pret?!

Unë nuk merrem me ngjarjen, jua thash, por me sigurinë në tërësi. Nëse pretendoni që policia të parandalojë të gjitha ngjarjet ky është një iluzion.

E kuptoj që ngjarjet kriminale shkaktojnë kureshti, por nuk merrem me detajet ndërlidhëse”, tha Lleshaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Publikuar

-

Nga

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Ka prej kohësh që qarkullon një frazë për të qeshur në lidhje me kreun e opozitës dhe përpjekjen e tij për të ardhur në qeveri.

“Që të vijë Luli në pushtet, duhet të ndajë gruan”, është shprehja që përdoret në sallonet e kryeqytetit, referuar kështu me simbolikë fuqisë që kunati i Lulzim Bashës ka prej kohësh dhe është kthyer në njeriun e tretë në vend që ka ngjitje me oligarkët pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Erion Isufi, ka pushtet të fortë brenda PD-së, ku kontrollon disa grupime interesi dhe zyra analitike e propagande, por është kthyer edhe në një lloj prodhuesi parash nga oligarkët.

Kush nuk i mban mend betejat e nisura nga PD-ja kundër konçensioneve, PPP-ve apo kontratat e qeverisë me të fuqishmit e parave në vend, që kanë përfunduar butë- butë, pasi është arritur një marrëveshje me Lulzim Bashën, alias kunatin.

Një personazh që në fillim u duk fiction, më pas i ekzagjeruar, por dalë ngadalë ai u përvijua me emër nga të gjithë të larguarit nga PD-ja, e sot ai është një realitet pushteti në partinë më të madhe të opozitës.

Një realitet pushteti në politikë, është një zhvillim normal, që kudo ka grupe e influenca, por ky realitet është kthyer në një peng të pushtetit real të opozitës.

Një mekanizëm për të dubluar qokat e Ramës me oligarkët, qoftë në natyrë që përfshihet me vila e shtëpi plazhi, qoftë me sponsorizime fushate, qoftë edhe mbështetje financiare për mediat pranë tyre, shkruan Pamfleti.

Thuajse të gjithë oligarkët, madje Vilma Nushi, simboli klientelist i familjes kryeministrore, kanë tangencialen e vet tek zyrat e Erion Isufit. E keni vënë re që Vilma, aq shumë e sulmuar nga PD, nuk përflitet më në kuzhinat politike dhe mediatike të opozitës?!



Përse kontaktojnë kaq shumë këto njerëz të rëndësishëm: çfarë pushteti ka në dorë opozita përveç atë moral?

LEXO EDHE:  Basha takime në Devoll/ Bujqësia e braktisur, fermeri është i nënshtruar terrorit të shtetit

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Lulzim Basha çfarë pret?!

Analiza na vjen në ndihmë: Zbutjen apo tërheqjen nga akuzat, sulmet apo akuzat ndaj rivalëve, apo edhe më keq bjeri Ramës të na japë para se i ndajmë bashkë.

Besoj ju kujtohet fjalimi i famshëm i kryeministrit kur PD ishte në Parlament që i tha se shumica e kontraktorëve të qeverisë kanë qenë sponsorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike?

E çfarë pastaj? Një opozitë kur flet për një betejë për të mos lejuar, apo të paktën kundërshtuar kalimin e kontratave flagrante të qeverisë me këta biznesmenë, duhet ta kthejë në kauzë.

Jo me fjalë boshe, por duke bërë një preventiv, me ato para që mbledh në një letër, duhet t’i argumentojë ku dërgohen dhe si të investohen. Pasi ndryshe, do të vijmë sërish në një situatë ku dhe erdhëm xhanëm, ku ndryshohet qeveria, por performanca mbetet e njëjtë: të gjitha punët publike i shkojnë po njërës pale; një grupi të ngushtë.

Kontraktorë, biznesmenë, oligarkë, kanë peshën e tyre dhe nuk mund t’i ndalosh të ndikojnë; pasi zotërojnë para, media, ndikojnë në zyra e në zyrtarë, por një opozitë përpara se të vijë në pushtet, nuk do të mund të krijojë një marrëdhënie paralele me klientelën e qeverisë; pasi përndryshe thjesht do të marrësh paratë, e kjo nuk është gjë tjetër veçse ortakëri pushteti.

Po revolucioni? Djegia e mandateve? Bojkotimi i Zgjedhjeve? Sulmi ndaj Kryeministrisë? Ata janë thjesht loja…

LEXO TE PLOTE