LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me burg për prostitucion dhe krime ndaj fëmijëve/ Arrestohet i shumëkërkuari

27 Shtator 2018, 07:09, Aktualitet CNA
I dënuar me burg për prostitucion dhe krime ndaj fëmijëve/

Një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane, është vënë në pranga nga policia e Krujës.

Mësohet se Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Korriku është kapur në Fushë-Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale ?Organizatë kriminale?,
? Shfrytëzim prostitucioni?,
? Trafik femrash?, ?Krime kundër fëmijëve?dhe
? Fallsifikim dokumentash? parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga