LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Divjakë/ Humb jetën një person e plagoset një tjetër

27 Shtator 2018, 18:28, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë në Divjakë/ Humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Divjakës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një person ka humbur jetën, kurse një tjetër ka mbetur i plagosur.

Për identitetin e viktimës dhe të plagosurit, asgjë nuk është bërë e ditur deri më tani.

Gjithashtu mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga