Connect with Us

Vetting në politikë/ Gati lista me ministrat dhe deputetët që kanë lidhje me krimin

Aktualitet

Vetting në politikë/ Gati lista me ministrat dhe deputetët që kanë lidhje me krimin

Publikuar

-

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit ditën e  sotme po shqyrtohet nisma e 35 deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane për vettingun në politikë.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi shprehte se është dorëzuar një listë me ministra dhe deputetë që duhen pastruar nga politika pasi kanë lidhje me krimin.

Bylykbashi më tej në fjalën e tij në Komision deklaroi se vetingu do të ketë si për prokurorët, gjykatësit, policinë edhe për politikanët pa asnjë dallim. I njëjti vetting si për policin e thjeshtë ashtu edhe për Ministrin e Brendshëm.

LEXO EDHE:  “Mbrojti" ministrin e Ramës/ Prokurorja del para Vettingut

Nisma sipas demokratëve synon të dekriminalizojë plotësisht qeverisjes dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin të ndalojë aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale si edhe të pastrojë nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Manipulim zgjedhjesh në SHBA/ Kapen “mat” dy persona, mbushën kutitë me vota inekzistente

Publikuar

-

Nga

Garë e ethshme në SHBA/ Rezultatet paraprake këtë mëngjes

Dy persona nga Los Angeles janë akuzuar për mashtrim të votave në zgjedhjet e 13 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kanë deklaruar se dy persona janë përpjekur të manipulojnë zgjedhjet duke shtuar 8,000 vota votuesish inekzistentë ose personash të vdekur. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Anxhelos tha se ndaj tyre është ngritur një ankesë penale me 41 akuza.

Sipas Fox Neës, kandidati për kryetar bashkie Haëthorne, California, Carlos Antonio De Bourbon Montenegro, dhe Marcos Raul Arevalo, planifikuan manipulimin e votave, në mënyrë që De Bourbon Montenegro të fitonte zgjedhjet.

Carlos Antonio De Bourbon Montenegro dhe Marcos Raul Arevalo u akuzuan secili për komplot për të kryer mashtrim të votuesve, tetë akuza të mashtrimi i votuesve, katër akuza për prokurimin dhe ofrimin e një instrumenti të rremë ose të falsifikuar dhe katër akuza për kundërvajtje për ndërhyrje me një transferim të shpejtë të një deklarate të përfunduar.

Montenegro po përballet me 10 akuza shtesë të mashtrimit të votuesve, shtatë akuza të prokurimit dhe ofrimit të një instrumenti të rremë ose të falsifikuar, dy akuza të dëshmisë së rreme dhe pesë akuza për shkelje të ndërhyrjes me një transferim të shpejtë të një deklarate të përfunduar. Çështja u paraqit për urdhër në 12 nëntor”, thuhet në deklaratën e prokurorit.

LEXO EDHE:  Ish-kryegjyqtarja që shpëtoi Metën del para vettingut/ Probleme me dorëzimin e formularëve

LEXO EDHE:  “Falsifikuesi” Lulzim Hamitaj/ Si u ça rrjeta e Vettingut për njeriun e Engjëll Agaçit

Nëse vërtetohet akuza, Malontenegro do të përballet me një dënim të mundshëm maksimal prej 15 vitesh e tetë muaj burg, ndërsa Arevalo përballet me një dënim maksimal të mundshëm prej shtatë vitesh burg./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit/ Kriteret dhe dokumentacioni si të aplikoni

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 40 mijë lekë për naftëtarët në Ballsh, pas arritjes së marrëveshjes disa ditë më parë.

Në VKM-në e miratuar sot përcaktohen qartë procedurat dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerit.

VENDIMI I PLOTE

Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

TË PËRGJITHSHME

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh në muaj për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021, duke iu transferuar fondi përkatës Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet çdo muaj për punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Ndihmën financiare e përfitojnë punonjësit si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo ndihmë financiare më parë.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonësit të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe të larguarit nga puna si pasojë e COVID-19”, bëhet nga vetë subjekti/individi nëpërmjet dorëzimit elektronik të të dhënave të përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu.

Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjekti/individi aplikues duhet të paraqesë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, elektronikisht, të dhënat e përfituesit, ku përfshihen:

  1. a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS ku janë/kanë qenë të punësuar;
  2. b) të dhënat identifikuese të individit si:

emrin, mbiemrin e përfituesit;

numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.

III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

LEXO EDHE:  Shqipëria pa gjykata/ Pas Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, “shkrihet” Apeli

LEXO EDHE:  “Mbrojti" ministrin e Ramës/ Prokurorja del para Vettingut

Administrata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke verifikuar tatimpaguesin nëse është apo jo përfitues i ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas verifikimeve sipas pikës 1, të këtij kreu, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare. Për çdo listë përmbledhëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgatit një urdhër shpenzim të cilin ia paraqet Degës së Thesarit Tiranë për ekzekutim. Paralelisht me dërgimin e urdhrit të shpenzimit në Degën e Thesarit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paraqet në bankën respektive të nivelit të dytë listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare, me qëllim transferimin e shumës së çdo individi në llogarinë e tij rrjedhëse, pranë kësaj banke. Lista përmbledhëse e individëve përfitues të ndihmës financiare, që paraqitet pranë bankës së nivelit të dytë, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  1. a) Emrin, mbiemrin e përfituesit;
  2. b) Numrin personal të identifikimit të përfituesit;
  3. c) Bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, sipas dispozitave ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratojnë rregullat procedurale për zbatimin e këtij vendimi.

MASA E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare, që përfitojnë punonjësit/ish-punonjësit, përcaktohet në kreun I, të këtij vendimi.

Ndihma financiare do të jepet çdo muaj për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

ÇËSHTJE TË FUNDIT

Efekti financiar për dymujorin nëntor – dhjetor 2020, në masën 92 261 140 (nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga fondi i alokuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19. Efekti financiar, për vitin 2021, në masën në masën 461 305 700 (katërqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e pesë mijë e shtatëqind) lekë, përballohet nga buxheti i vitit 2021, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së/ Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së/ Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Duke paralelizuar serbët me nazistët dhe kosovarët me hebrenjtë, për drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazin, Gjykata Speciale është një gjykatë e ngjashme me atë të Nurembergut, por “e kthyer kokë-poshtë”, e cila “nuk po gjykon nazistët, por hebrenjtë”.

Abazi e bëri këtë koment në një panel me gazetarin Franko Egro përballë Ilva Tares në Euronews Albania teksa u diskutua ecuria e procesit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai këmbënguli se gjyqi është ndaj UÇK-së dhe jo thjeshtë individëve, dhe se me këtë po bëhet një padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Qartazi Gjykata Speciale është padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, vetë aktakuza, me termin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ përpiqet të përmbysë të vërtetën historike dhe vendos në moment delikat edhe të ardhmen e Kosovës, ndikon te njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të përdoret nga Serbia,” – u shpreh Boiken Abazi, i cili këmbënguli se besonte te pafajësia e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Është si gjykata e Nurembergut e kthyer kokë-poshtë që nuk gjykon nazistët, por hebrenjtë, ose rezistencën e hebrenjve kundër nazistëve,” – shtoi më tej drejtuesi i Vetëvendosjes për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Hap punimet Asambleja e Partisë Socialiste

LEXO EDHE:  Hap punimet Asambleja e Partisë Socialiste

Abazi tha se në Kosovë nuk është vendosur ende drejtësi për luftën. Ai përmendi si shifra totalin e mbi 13 mijë personave të vrarë, prej së cilëve mbi 1,300 fëmijë, 20 mijë gra të përdhunuara dhe 1,600 persona ende të pagjetur.

“Për shumicën e këtyre krimeve nuk është dënuar askush në Serbi. Ka pasur edhe vrasje pas luftës, mirëpo dëshira dhe nevoja për drejtësi për pjesën tjetër të asaj se çfarë ka ndodhur me Kosovën nuk duhet ngatërruar me këtë gjykatë. Kosova ka hapur mbi 40 çështje dhe ka dënuar 34 shqiptarë dhe katër serbë për krime lufte, ndërsa Serbia ka hapur 17 çështje dhe ka dënuar 2 shqiptarë dhe 4-5 serbë që s’kanë ende vendim përfundimtar, flas këtu për konfliktin në Kosovë,” – u shpreh Abazi duke shtuar se nevojitet lobim dhe ndihmë ndërkombëtare që situata të ndryshojë.

LEXO TE PLOTE