LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqehet me mollë dhe peshon 17 kilogramë/Mjeku: 26-vjeçarja e ngjashme me zombie në filma horror

26 Shtator 2018, 07:35, Aktualitet CNA
Ushqehet me mollë dhe peshon 17 kilogramë/Mjeku: 26-vjeçarja e

Anoreksia është një çrregullim gjithnjë e më në rritje dhe numri i të rinjve që vuajnë prej saj po shtohet.

Mjekët tregojnë se po bëhet akoma dhe më e vështirë dhe një rast mjaft ekstrem është shënuar në Rusi. Christina Kariagkina është 26 vjeçe, anoreksike dhe peshon vetëm 17 kilogramë. Ajo ndaloi konsumimin e ushqimit normalisht që në shkollën e mesme dhe që nga ai moment mbijeton duke ngrënë një sasi shumë të vogël feta mollësh çdo ditë. Anoreksia është aq e skajshme sa nëse do të vazhdonte kështu ka rrezik që të humbë jetën brenda vitit të ardhshëm nëse nuk merr një trajtim efektiv.

Dr Yan Gkolant një mjek me përvojë të konsiderueshme në anoreksi mori përsipër që të merret me trajtimin e 26-vjeçares. Kur e pa për herë të parë ai u shpreh se ajo ishte aq e dobët sa mund të bënte karrierë në filmat horror nëse do luante rolin e një zombie. Aktualisht Christina ka filluar të hajë me porcione shumë të vogla dhe po konsumon qull në mënyrë që stomaku i saj të mësohet me ushqimin ditë pas dite.

 

Lajmet e fundit nga