LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëjë

26 Shtator 2018, 20:23, Aktualitet CNA
T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta

Nga Ardit Hada

Në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur përgjigja e laboratorit anglez sa i përket regjistrimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Të dhënat e para për mediat flasin për një rezultat aspak mbresëlënës. Më saktë, anglezët kanë dalë në përfundimin se materiali që u është dorëzuar ka prerje dhe ndërhyrje zërash. Ajo që pritej me kreshëri ishte nëse zëri i përket vëllait të ministrit të Brendshëm apo jo. Por edhe për këtë anglezët kanë dyshime në ekspertizën e dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ditën e sotme, opozita që kryesohet nga Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër dëshmi. Jo në nivelin e përgjimit, por një pretendim para kamerave të oficerit Emiljano Nuhu. Mes shumë pretendimeve, ish-efektivi i Fushë Krujës hedh edhe një sërë akuzash nga Taulant Ballës dhe Artur Bushit.

Shtimi i akuzave, pas i ka dërguar një letër edhe krerëve të shtetit mbi ngjarjen, nuk ivjen aspak në ndihmë ndonjë hetimi konkret, përveçse shton dokumentet në dosjen e azil-kërkimit të Nuhut. Gjithësesi, loja që opozita ka zgjedhur të bëjë është e justifikuar. Së pari, sepse ajo nuk e pranon pavarësinë e organit të akuzës dhe kësisoj nuk ka përse t?i dorëzojë materialet atje. Së dyti, sepse qysh në vitin 2013, denoncimin e rasteve që edhe mund të jenë serioze, ia ka besuar Fejsbukut të Sali Berishës.

Për ta lidhur akuzën e sotme pikërisht me denoncimet e Berishës, ka një mospërputhje në kohë. Mjafton një kërkim në Google për të kuptuar se ngjarja mes djalit të deputetit Rrahman Rrahja dhe shtetases Xh.M është publikuar nga Berisha si e ndodhur në korrik 2018. Ndërsa Nuhu, ia faturon atë dhjetorit të vitit 2017. Që këtu nis dyshimi mbi vërtetësinë e deklaratave, sepse në ngjarje e treguar në dy kohë të ndryshme ose i vjen në shërbim Berishës në korrik, ose i duhet Nuhut që të ketë ndodhur në dhjetor.

Të kthehemi tek aspekti politik i ditës. Ardhja e përgjigjes së anglezëve për ?Babalen? sigurisht që ka vajtur më parë në PD sesa në media. Materiali i Nuhut i publikuar pikërisht sot, shton dyshimin se opozita po përpiqet t?i dalë të keqes para dhe të ngrejë një furtunë tjetër mediatike e politike. Raporti i laboratorit pritet të zbardhet në vijim dhe më pas agjencitë ligjzbatuese duhet të mbajnë fjalën që kanë paralajmëruar; Se nga kjo ngjarje nuk do të dalë njeri pa u ?lagur?.

Politika duhet të mësohet se çdo gjë e ka një kufi. Në një demokraci ku jeta e shqiptarëve vështirësohet dita-ditës nga retorika e politikës, ka nevojë për pak qetësi. Për një ligj që ndalon shpifjen, për një ndëshkim të atyre që ua nxinë ekranin shqiptarëve me deklarata të neveritshme nga mëngjesi e deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Ky vend ka edhe gjëra të bukura për të treguar dhe nevoja më të mëdha. Opozita mund ta mbushë ditën, fjala bie, duke denoncuar moshën e lartë të daljes në pension. Sikundër qeveria mund të na i kursejë cicërimat në Twitter si përgjigje serioze ndaj opozitës. Sepse zullumi këputet duke u trashur?

 

Lajmet e fundit nga