Connect with Us

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Aktualitet

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Publikuar

-

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard lekë të kunatit të tij, në biznese me ata që Lulzim Basha i quan “oligarkë”, por edhe të lejeve që ai ka firmosur për ortakët e vjehrrit të tij, pra për vjehrrin.

Dje Basha u përpoq që të thoshte se skandalet e kunatit apo vjehrrit të tij ishin të nxitur nga Rama, gjë që në fakt nuk është aspak e vërtetë. Denoncimet në CNA.al publikimi i tyre më tej në emisionin STOP në Klan, erdhën pas një investigimi menjëherë pas deklarimit të kreut të PD-së se duhet Vetting në politikë.

Një akt që e mbështesin të gjithë, pa diskutim. Por, Vettingun ai e ngurtësonte dhe e çonte vetëm te krimi dhe lidhjet e politikës me të,  nuk e çonte tek pasuritë e politikanëve dhe hetimin e tyre. Ky ishte dhe qëllimi ynë, pse publikuam pikërisht në këtë moment, një investigim të filluar pak kohë më parë. Vetting të plotë për politikën jo vetëm show dhe pazar.

Dhe i gjithë investigimi nuk ka lidhje me Edi Ramën, por ka lidhje me moralin politik të Lulzim Bashës. Me faktin që ai tjetër bën dhe tjetër thotë. Dje u përpoq të fshihej pas gishtit, pas publikimit të skandalit, që daton në kohën kur ishte kryebashkiak dhe që kishte firmosur leje ndërtimi për ortakun e vjehrrit të tij.

U përpoq të fshihej pas gishtit ashtu si edhe për bizneset e kunatit. Njëherë i quansi si akuza të ngritura nga Rama dhe pastaj në mbrëmje nxjer në media një gazetar periferik, që paguhet me para miliarderësh, në oborrin e gjobaxhinjve të Lulit, i cili na tha se nuk kishte asnjë skandal tek denoncimi për kunatin e Lulzim Bashës dhe xhiron e kompanisë “Landmark Communication”, e cila ishte 2 miliardë të ardhura nga “oligarkët”, dhe vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim, pasicdo gjë ishte thjesht private.

Në fakt kjo ishte alibia e dytë që u gjet nga këshilltarët e Lulit, nga ata që e kanë çuar këtu ku është katandisur. Një alibi totalisht e pavlerë. Një gënjeshtër që nuk do ta besonte askush. Në fakt shqiptarët janë të qartë dhe të gjithë e kanë parë dhe e kanë lexuar se çfarë ishte skandali dhe çfarë është e vërteta.

Ajo nuk është një marrëdhënie privat-privat. Pra, marrëdhënia e biznesit e kunatit të Lulzim Bashës me “oligarkët”. Sepse Lulzim Basha ka dalë dhe i ka sulmuar ata biznesmenë, duke ju thënë se po marrin para nga taksapaguesit, po marrin miliona dollarë nga xhepat e shqiptarëve, dhe këto abuzime i bëjnë në marrëdhënie me qeverinë.

LEXO EDHE:  Ku ishit ju, kur Basha largoi Patozin?/ Shkrimtari i njohur  'shuplakë" linçuesve të "Bindjes Demokratike"

Po, janë pikërisht këta biznesmenë që denoncoi Basha, që kanë marrë miliona konçesione dhe investime private nga qeveria, në partneritet publik-privat, nga të cilat një pjesë të mirë të këtyre parave e ka marrë kunati i Lulzim Bashës.

Pra, biznesi ka marrë para nga qeveria dhe ky biznes ka bashkëpunuar me kunatin e Lulzim Bashës. Për atë që akuzohet shpesh se mund të jetë një gjobëvënie e Lulit, ndaj bizneseve për të heshtur dhe për të mos folur, ashtu siç ndodhi, që heshti për një kohë të gjatë dhe u kujtua pas akuzave për kunatin apo për vjehrrin e tij.

Prandaj dhe alibia e gjetur se është një marrëdhënie biznes-biznes, sërish bie, ashtu siç bie edhe alibia tjetër se është një lojë apo një denoncim i Edi Ramës.

Ka vetëm një të vërtetë. Një publikim skandali, për të cilin Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kunati i tij ka xhiruar rreth 2 miliardë lekë nga oligarkët dhe ka deklaruar vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim.

Tatimet duhet të investigojnë dhe ta zbardhin si biznes dhe si aktivitet. Së pari, ka apo jo evazion fiskal dhe së dyti ka të bëjë me moralin politik të Lulzim Bashës që ka kërkuar Vetting.

Po, të bëhet Vetting. Të bëhet Vetting për politikanët që nga pasuritë e tyre, pasuritë e tyre, të vjehrrit të tyre, të kujtdo në rrethin familjar dhe deri te kriminalizimi. Gjithçka të jetë e plotë dhe e pastër. Dhe jo të flasë vetëm për krimin dhe të ketë merak të mos i preken pasuritë e familjarëve. Nuk mund të ketë Vetting në politikë, nëse nuk ka zbardhje të plotë të pasurisë së politikanëve këto 30 vjet. Të Edi Ramës, të Ilir Metës dhe të Lulzim Bashës, bashkë. me të kunetërve apo të baxhanakëve, të kujtdo qofshin.

Ky do duhej të ishte morali i Lulzim Bashës, prandaj dhe ne publikuam dosjen e kunatit dhe do të vazhdojmë me publikimin e plotë të dosjeve të skandaleve të tij dhe të vjehrrit, të cilat tregojnë se Lulzim Basha nuk ka moral në politikë. Ai thjeshtë hedh “shashka” për të mbijetuar dhe për t’u keqpërdorur nga Edi Rama. Gjoja për të mbajtur e ngritur pak tensionin politik dhe për asgjë më tepër se kaq, sepse kur vjen puna tek xhepi dhe tek pasuritë, Lulzim Basha nuk pranon t’ja zërë kush në gojë, jo më pastaj t’ja kontrollojë dhe të bëjë një Vetting të plotë./CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Protestuesit lënë me “gisht në gojë” Bashën

LEXO EDHE:  Foto-Tensionohet situata në Kuvend/ Opozita bllokon punimet, Basha ultimatum Ruçit

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Foto-Tensionohet situata në Kuvend/ Opozita bllokon punimet, Basha ultimatum Ruçit

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Marrëveshja Rama-Basha do ngjallë debate

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: