LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

26 Shtator 2018, 10:46, Aktualitet CNA
Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Presidenti Meta u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë që këto marrëdhënie të marrin një hov të ri në të ardhmen.

?Bashkëpunimi dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë, por edhe interesi në rritje për të bashkëpunuar në aspektin ekonomik apo të shëndetësisë, janë fusha që duhet t?i nxisim e promovojmë më tej.? ? nënvizoi Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishëm që Mbretit Abdullah II dhe Jordania luajnë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Nga ana e tij, Mbreti Abdullah II e vlerësoi shumë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me kënaqësi pranoi ftesën e Presidentit Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajmet e fundit nga