LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos qani nëse nuk e blini dot iPhone-n e ri, përdoruesit paskan një mal me ankesa

26 Shtator 2018, 08:25, Tech CNA
Mos qani nëse nuk e blini dot iPhone-n e ri, përdoruesit paskan

Të gjithë fansat e ?Apple? ishin të mrekulluar nga zbulimi i iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Por shumë prej tyre që mezi sa pritën që ta kishin një të tillë dhe harxhuan një qerre me para, tashmë kanë mbetur të zhgënjyer.

Përdoruesit e iPhone XS dhe iPhone XS Max po ankohen se kanë probleme me internetin 4G dhe me lidhjen e WiFi-së. Zotëruesit e telefonave të tillë kanë shkruar në ?Reddit? se, shpejtësia e WiFi-së është shumë e avashtë dhe ka një sinjal më të dobët në krahasim me iPhone 8 dhe iPhone X.

Disa të tjerë po spekulojnë se, performanca e dobët e 4G-së mund të jetë për shkak të ndërrimit të Apple nga Qualcomm në modemin Intel. Nga ana tjetër testimi i WiFi-së tregoi se këto dy llojet e iPhone-ve kanë një performancë shumë të ulët të radio-frekuencave krahasuar me modelet e mëparshme.

Deri tani është pikasur se problemet e performancës, që disa përdorues po përjetojnë, lidhet me një ?çështje të antenave?.

?Apple? nuk ka reaguar ende, ndërsa pritet të mësohet nëse përditësimet e fundit mund të përmirësojnë problemin.

Lajmet e fundit nga