LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Skandali me vilën e ish-ministrit të Ramës/ Ndërton kat pa leje në bregdet

26 Shtator 2018, 09:57, Aktualitet CNA

Pak kohë më parë, CNA.al raportoi sesi ish-ministri i Transportit në Qeverinë ?Rama 1?,  Edmond Haxhinasto nga një profesor i thjeshtë u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

Nga një investigim i CNA.al , i kryer pak kohë më parë, dyshohet se Haxhinasto të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit. Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI dhe për të cilën Haxhinasto pretendon se e ka vjehrri.

Por, ish-ministri nuk mjaftohet me kaq. Afera abuzive është një risi e re.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga fotot e sigurura nga CNA.al, Haxhinasto ka bërë edhë një shtesë kati pa leje, në vilën e tij në zonën turistike në Gjirin e Lalzit.

Në këtë zonë, janë parashikuar vila 2-katëshe edhe në lejen e dhënë nga ministria që vetë Haxhinasto ka drejtuar për 4 vite, por ish-ministri shton kat pa leje.

Por, ajo çfarë e bën edhe më skandaloze është fatki se as qeveria dhe as IKMT nuk shohin apo bëjnë sikur nuk shohin  batërdinë e ministrave dhe ish-ministrave në bregdet.

Ndoshta kjo për faktin se Haxhinasto pritet të braktisë LSI-në dhe të shkojë në gjirin e PS-së. Ish-ministri Haxhinasto në jo pak raste ka treguar distancim nga aksionet e LSI, dhe nuk ka marrë pjesë as në disa nga takimet e opozitës.

Kujtojmë këtu se Haxhinasto, pak kohë më parë ka refuzuar hapur Kryemadhin dhe mosbindjen civile të trumbetuar fort prej saj.

Gjithashtu, në sesionin e shkuar parlamentar Haxhinasto nuk firmosi kërkesën e opozitës për largimin e Kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ndërsa në seancën plenare të 12 prillit, kur opozita bllokoi foltoren, ai nuk u bashkua me kolegët, por i ndjeku veprimet e tyre në distancë, nga fundi i sallës.

Veprimet politike të ish-ministrit tregojnë se me shumë gjasë mund të braktisë Kryemadhin dhe të shkojë te Rama, kështu që ndërtimi pa leje në një nga zonat turistike, është një amnisti për të. Në këtë rast qeveria dhe IKMT bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, duke e kaluar në heshtje./ CNA.al

Haxhinasto, fshehu vilën një milion euro?!/ Skandali,  këmbanë alarmi për Prokurorinë

Ish-Ministri i tepsisë/ Miliarderi Haxhinasto dhe skandalet e tij

Redaksionale/ Haxhinasto, profesori që u zgjua miliarder nga tepsia

Fshehu vilën një milion euro?/ Prokuroria i rekomandon policisë, hetimet për Haxhinaston

Lajmet e fundit nga