LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

25 Shtator 2018, 07:02, Aktualitet CNA
Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në krye të prokurorëve është vetë Donika Prela.

Një tjetër prokuror është Gentian Osmani, ndërsa emrat e dy prokurorëve të tjerë pritet të bëhen publikë në nisje të seancës.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka masa sigurie të pazakonta. E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Kujtojmë këtu se çështja ?Shullazi? vetëm disa ditë më parë shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda, pas refuzimit të shortit nga 10 prokurorë.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre.

Lajmet e fundit nga