LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot i famshëm e i pasur, por ja e shkuara e dhimbshme e këngëtarit

25 Shtator 2018, 13:40, Lifestyle CNA
Sot i famshëm e i pasur, por ja e shkuara e dhimbshme e

Ed Sheeran nisi të këndonte dhe t?i binte kitarës që në moshën 4 vjeçare.

Kishte shumë libra për artin dhe i lexonte ato gjithë kohës. Nuk i pëlqente shkolla, pasi ?shokët? e tij e tallnin . Në moshën 16 vjeçare, ai vendosi ta linte shkollën dhe të vazhdonte ëndrrën e tij për të depërtuar në industrinë muzikore.

Rruga për të korrur famë e sukses, nuk ishte dhe aq e lehtë dhe përfundoi i pastrehë, shpesh i pangrënë dhe duke fjetur nëpër rrugë, apo nëpër trena.

Kjo gjë zgjati për tri vite.

Ed Sheeran shpenzoi ditë e netë të tëra duke kënduar në grupe të vogla, shpesh i paushqyer. Për habinë e tij, disa nga këngët e tij u bënë tepër të dëgjuara në iTunes, njëra nga të cilat arriti dhe vendin e dytë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara.

Suksesi i tij erdhi aq shpejt, saqë në fund të vitit, albumi që Ed kishte publikuar në iTunes u shit me mbi 801.000 kopje, duke kaluar në vendin e tetë si albumi më i shitur i atij viti.

Sot Ed Sheeran ka fituar një famë tepër të madhe, duke u bërë kompozitori i disa këngëve të Taylor Swift, One Direction, Justin Bieber dhe shumë artistëve të tjerë. Historia e tij është shembulli më i mirë, se asgjë nuk na jepet falas dhe se ai e meritoi suksesin që ka korrur.

Ai e meriton suksesin e tanishëm për shkak të punës së tij të palodhur.

Lajmet e fundit nga