LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkencëtarët, fitues të çmimit Nobel, ju tregojnë formulën e dashurisë dhe është më e thjeshtë nga sa kishit menduar

25 Shtator 2018, 20:45, Aktualitet CNA
Shkencëtarët, fitues të çmimit Nobel, ju tregojnë

Në 1962, 2 shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, me ndihmën e të cilës persona të ndryshëm mund të gjenin partnerin ideal. Kjo formulë u përfundua nga një tjetër shkencëtar, i cili fitoi dhe çmimin Nobel në 2012.

Hapi 1: Përcaktoni cilat karakteristika të personit tjetër janë të rëndësishme për ju.

Ndani një copë letër në 2 kolona, në njërën shkruani 5 karakteristika që do donit që partneri juaj i ardhshëm të kishte dhe 5 të tjera që nuk do i duronit dot.

Hapi 2: Zgjidhni personat të cilat i përmbushin këto karakteristika rreth 99%.

Nga të gjithë njerëzit që njihni, përzgjidhni ata që ju tërheqin në bazë të këtyre cilësive. Gjithashtu mos harroni që duhet dhe ju të pëputheni me pritshmëritë e personit tjetër.

Hapi 3: Çfarë të bëni nëse refuzoheni?

Nëse refuzoheni nga i përzgjedhuri, kaloni tek personi tjetër në listë që i ka këto karakteristika. Gjithashtu mos harroni të punoni me veten tuaj.

Hapi 4: Mos pranoni më pak se sa meritoni dhe asnjëherë mos u ktheni tek e shkuara juaj.

Zgjidhni vetëm partner potencialë që i përmbushin të paktën 75% të pritshmërive tuaja. Dhe kur lidhja juaj të përfundojë, rikthehuni sërish tek hapi i parë. Ndoshta keni kërkesa të ndryshme këtë herë.

Kjo është një metode që përdoret dhe nga websitet e ndryshme të takimeve, dhe në fakt ka rezultuar e suksesshme.

Lajmet e fundit nga