LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfilata më e çuditshme: Modelet me 3 gjinj lënë gojëhapur audiencën

25 Shtator 2018, 13:25, Kuriozitete CNA
Sfilata më e çuditshme: Modelet me 3 gjinj lënë

Këto mund të jenë ndër modelet më të çuditshme që keni parë në një pasarelë, pasi u shfaqën me tre gjinj.

Dy modelet, të cilat tregonin tre gjinj poshtë bluzave ?crop-top?, sfiluan për markën GCDS të shtunën, gjatë Javës së Modës në Milano.

Mos u shqetësoni, sepse gjoksi i tyre i mesit nuk ishte i vërtetë, por fals dhe i frymëzuar nga filmi ?Total Recall?.

Ato sollën në kujtesë një skenë nga filmi i vitit 1990, ku Lycia Naff luan rolin e një prostitute që ka tre gjinj.

Modelet me 3 gjokse u prezantuan të atilla në sfilatë për të treguar temën e markës rreth një të ardhme të padëshiruar.

Koleksioni përfshinte veshje me ngjyra neoni ose metalizato, si dhe elementë fanta-shkencor apo të frymëzuar nga filmat e animuar.

Marka italiane GCDS, e cila ka në thelb shprehjen ?Zoti nuk mund t?i shkatërroj veshjet e rrugës?, është themeluar nga vëllezërit Giuliano dhe Giordano Calza në 2015-n.

?Dua t?i flas njerëzve të moshës sime për të ardhmen dhe t?i bëj të mendojnë rreth operacioneve plastike, mungesës së ujit dhe mjedisit. Doja që kjo shfaqje të jetë si një thirrje zgjimi?, tha Giuliano për WWD.

 

Lajmet e fundit nga