Connect with Us

Reagon Basha/ I përvëlon kunati dhe vjehrri

Aktualitet

Reagon Basha/ I përvëlon kunati dhe vjehrri

Publikuar

-

Pas akuzave që kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i adresoi pak më parë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se të gjitha sulmet kundrejtë opozitës janë propagandë e kryeministrit Edi Rama dhe shpifje për të mbrojtur pushtetin.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”,- shkruan Basha.

Kryedemokrati duket kaq i përvëluar nga kunati e vjehrri saqë mundohet të reagojë pas çdo akuze të qeverisë.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë CNA.al zbuloi se kunati i Bashës, Erion Isufi në vitin 2017, siguronte 2 miliardë lekë xhiro nga kompania e tij “Landmark Communication”, ndërsa në shtet si fitim deklaronte vetëm 46 milionë lekë të vjetra.

LEXO EDHE:  Platforma për ringritjen e PD/ Bode: Nuk kërkojmë ndarje postesh

Gjithashtu sot, CNA.al  ka siguruar dokumentin ekskluziv dhe lejen e ndërtimit në Tiranë, në kohën kur Bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulzim Basha. Dokumenti i siguruar nga CNA.al vërteton se Basha i ka dhënë leje ndërtimi në Tiranë ortakut të vjehrrit të tij në biznes, Xhuvi Sharxhi.

Xhuvi Sharxhi është ortaku i Xhafer Isufit, në kompaninë “Xh&Xh 2010” SH.P.K,  sipas ekstraktit të QKB, kompani kjo e themeluar në vitin 2010 një vit përpara se Lulzim Basha të merrte detyrën e kryebashkiakut të Tiranës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Marjana Kondi i përgjigjet Ramës/ Të vërtetën e tha përgjysëm

LEXO EDHE:  Marjana Kondi i përgjigjet Ramës/ Të vërtetën e tha përgjysëm

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE