Connect with Us

Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Aktualitet

Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Publikuar

-

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në emsionin “Hapur” të Eni Vasilit. Në një emision ku e zuri vapa, jo nga pyetjet e gazetares, por më shumë nga sikletet që kishte.

Sikleti që një ditë më parë u detyrua të sulmonte bashkëpunëtorët e tij, klientët e kunatit të tij, Erjon Isufit, të cilët kishin paguar për faturat e këtij të fundit rreth 2 miliardë lekë. Tërhoqi zvarrë gjithë partinë në fundjavë që të bëntë një platformë me shpejtësi vetëm e vetëm që të gënjente opinionin publik dhe këtë e vazhdoi edhe në mbrëmje tek Eni Vasili, me të njëjtat teza. Me të njëjtën mënyrë të gënjyeri, ashtu siç di ta bëjë vetëm Lulzim Basha.

Ai tha dje se prej pesë vitesh çdo akuzë që bën mazhoranca apo të tjerët që flasin lart e poshtë ose duhet t’i vërtetojnë ose duhet të heshtin.Mazhoranca, pra Edi Rama i ka të gjitha në dorë dhe duhet t’i faktojë ose t’i çojë në prokurori dhe të marrë vendimet e duhura për Lulzim Bashën sepse ka 5 vite në pushtet dhe gjithçka e ka në dorë. Ndërsa të tjerët që flasin lart e poshtë duhet të qepin gojën. Me këtë argument të thënë nga Lulzim Basha.

Në fakt do ta ndajmë në dy pjesë argumentin tonë të kësaj që ka thënë ortaku i Ramës në Partinë Demokratike. Luli u shpreh se prej pesë vitesh, Rama i ka të gjitha dhe mund t’i kishte zbuluar bëmat dhe gjëmat e tij, por ka edhe një argument tjetër. Edi Rama e ka Lulzim Bashën ortak. Edi Rama investon çdo ditë që Lulzim Basha të rrijë në krye të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha është pjesë e zgjedhur e George Soros, është pjesë e tij dhe Edi Ramës i duhet. Dyshja e Soros, Rama-Basha, nuk mund të përplasen me njëri-tjetrin, nuk mund t’i hapin letrat njëri-tjetrit, pavarësisht se bëjnë sikur po zihen. Lulzim Basha për familjarët e tij merr 16 miliardë lekë, ndoshta më shumë. Bizneset e familjes së tij shtohen, ndërkohë që sipas pretendimeve të kryetarit të opozitës, shqiptarët varfërohen. Nga ana tjetër kërkon që Edi Rama t’i hapër letrat, por ky i fundit nuk i hap për një arsye shumë të thjeshtë. Ai e do Lulzim Bashën në krye të PD-së, sepse për sa kohë të jetë ai atje, Edi Rama nuk ka asnjë problem me pushtetin. Do vazhdojë të mbijetojë dhe do vazhdojë të jetë në pushtet, për shkak të jo vetëm paaftësisë, mediokritetit dhe faktit se Lulzim Basha është një kartë e djegur politike, por se në këtë formë Edi Rama garanton pushtetin e tij.

Me një Lulzim Bashë që ju shërben verbërisht urdhërave të Sorosit, me një Lulzim Bashë që i shërben përçarjes së Partisë Demokratike, me një Lulzim Bashë që tradhëton kauzat e qytetarëve. Me një Lulzim Bashë që filloi kauzën e Rrugës së Kombit dhe e tradhëtoi, filloi kauzën e Teatrit dhe e tradhëtoi, filloi kauzën në çadër dhe e tradhëtoi. Tradhëton bashkëpunëtorët e tij dhe këdo që ka vërdallë. Një Lulzim Bashë që gënjen këdo dhe nuk e beson më askush i duhet Edi Ramës, me këtë fytyrë, me këtë sjellje. Prandaj dhe Edi Rama nuk ja hap letrat, megjithëse ka pesë vjet në pushtet.

LEXO EDHE:  PDIU ngre tonet me Ramën/ Do të të bëjmë presion, ja sa është zbatuar marrëveshja

Në qoftë se do t’ja hapte dokumentat dhe do të zbardhte gjithçka, Lulzim Basha jo vetëm do të ishte prapa hekurave, por tani do të ishte duke vuajtur disa vite për korrupsion dhe skandale që fillojnë që në Rrugën e Kombit, e përfundojnë kur ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe lejen e ndërtimit për pallat që i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij.

Kjo ishte sa i përket pjesës me Edi Ramën. Por për ata që flasin andej e këndej e që duhet ta qepin, ne po e fusim veten te këta të fundit, megjithëse jemi media. Flasim çdo ditë për Lulzim Bashën, flasim çdo ditë për Edi Ramën, flasim çdo ditë për Ilir Metën. Flasim çdo ditë për këtë treshe që ka marrë në qafë politikën shqiptare. Për këtë treshe që i ka shkaktuar jo pak fatkeqësi këtij vendi.

Por, Lulzim Basha nuk e quan veten njësoj si dy të tjerët. Nuk e përfshin veten tek Iliri që vodhi thesarin dhe floririn e shqiptarëve në Kërrabë, tek Iliri i korrupsionit, tek Rama i korrupsionit dhe i koncesioneve, të Rama i krimit dhe i drogës.

Lulzim Basha e quan veten ndryshe dhe do që ta qepin edhe ata që flasin andej-këndej. Po media pse duhet ta qepë për Lulzim Bashën?

A mund ta qepë media për 2 miliard dollarë xhiro të kunatit të tij?

A mund ta qepë media për Lulzim Bashën e Rrugës së Kombit?

A mund ta qepë media për Bashën që shiti bregdetin?

A mund ta qepë media për 21 Janarin e Lulzim Bashës?

A mund ta qepë media për ortakërinë e Lulzim Bashës me Edi Ramën?

A mund ta qepë media për 16 miliard lekë të një pallati të ndërtuar në rërën e Vlorës apo për skandalet e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës?

A mund ta qepë media për shkatërrimin e opozitës, që i ka bërë Lulzim Basha ditë pas dite ?

E në qoftë se Edi Rama e qep dhe nuk ja hap dokumentet sepse do ta mbajë në krye të opozitës, mediat, apo përfshirë edhe ne që flasim “andej-këndej”, megjithëse publikisht, nuk do të heshtim kurrë për Lulzim Bashën. Për bëmat dhe gjëmat e tij, që janë njësoj si të Ramës dhe si të Metës.

Nuk do të heshtim kurrë, por do të themi gjithmonë të vërtetën. Atë të vërtetë që shqiptarët duhet ta dinë, por që Luli s’do ta dëgjojë. Ne do të vazhdojmë ta themi, edhe pse Lulzim Basha kërkon që të tjerët të heshtin dhe të mos thonë të vërtetën, që ai është ortaku i Edi Ramës dhe ky i fundit e mban në krye të opozitës, sepse i duhet një njeri i dobët dhe kaq i paaftë sa Luli për një mijë e një arsye, ku kryesorja është pushteti i vetëm dhe absolut i Edi Ramës me Lulzim Bashën përballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kriza ekonomike zbraz Shqipërinë/ Rama reklamon atletet  

LEXO EDHE:  Në çadër kur vjen Luli

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Basha: Refuzoni me votë njerzit e korruptuar

LEXO EDHE:  PDIU ngre tonet me Ramën/ Do të të bëjmë presion, ja sa është zbatuar marrëveshja

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: