LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

25 Shtator 2018, 09:08, Aktualitet CNA
“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale, se nesër do të ketë një komunikim me video-live në orën 10:00.

Rama ka shkruar më tej se pagat në arsim, shëndetësi dhe ushtri janë rritur.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019 Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por komentuesit nuk janë aspak të bindur nga ajo që ka shpalosur Rama dhe kanë vërshuar një lumë kritikash ndaj tij, ku nuk kanë munguar ofendimet si mashtrues apo legen.

?Qeveri e kriminalizuar, se kuptoj çfarë flisni kur mblidheni. Një farsë e ndyrë?, shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërkohë një qytetar e ka akuzuar kryeministrin, se po bën padrejtësi, duke u rritur rrogat vetëm mësuesve dhe policëve, ndërsa pjesën tjetër të popullsisë po e lë të vdesë.

?Jepu mësusve dhe policave se pak marin nënë dorë o shtet legen dhe leri të tjerët të vdesin?, shkruan qytetari.

Një komentues tjetër shkruan se kryeministri ka filluar sërish avazin e premtimeve, pasi po afrojnë zgjedhjet.

?Po vijnë zgjedhjet ? Po ashtu edhe premtimet e tuaja të famshme  si 300 mijë vende pune, ulja e çmimit të energjisë elektrike, drejtësia, legalizimet, ndëshkimi i korrupsionit dhe drogës, bravo edo je super mashtrues?, shkruan qytetari.

Ndërsa një qytetar tjetër, ka akuzuar Ramën se çdo gjë po e bën për publicitet, pasi në fabrika punëtorët vazhdojnë të paguhen me 6000 lekë të vjetra në ditë.

?O shtet ti e ke në terezi o byrazer, i fut një publicitet dhe je në rregull. Hap pak sytë nga populli fukara, që po punon në fabrika për 6000 lekë të vjetra në ditë. Je në 2018 dhe është gjynaf, me rrogat e vitit 2000?, shkruan komentuesi./CNA.al

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga