LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shkatërruan varrin e babait: Beatrix Ramosaj bën deklaratën rrënqethëse në rrjetet sociale

25 Shtator 2018, 09:10, Lifestyle CNA
I shkatërruan varrin e babait: Beatrix Ramosaj bën deklaratën

Prej tetë vitesh, i ati i Beatrix Ramosaj është ndarë nga jeta. Llapashtica e Podujevës zë një vend të veçantë në zemrën e këngëtares jo vetëm sepse është vendi i origjinës, por edhe përse aty prehet i ati i saj.

Mbrëmjen e sotme, Beatrix shkruan e tronditur në profilin e saj në ?Instagram? për ngjarjen e pazakontë që ka ndodhur në ?Llapashticën e Poshtme? në Podujevë. Ajo rrëfen se një person i paidentifikuar ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të atit të saj. Këngëtarja i bën apel drejtësisë të dënojë personin përgjegjës.

?Po shkruaj e tronditur..

Ka 1 javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e poshtme dhe unë vetëm sot e mora vesh dhe jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këte është i lirë.

Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve përfshirë dhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi.

Ju lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e kësaj çështje dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës, nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, por ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional?,-shkruan këngëtarja.

Lajmet e fundit nga