Connect with Us

Goditi me sende të forta kolegun e punës/ Arrestohet i riu

Aktualitet

Goditi me sende të forta kolegun e punës/ Arrestohet i riu

Publikuar

-

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 32 vjeçarin, Pajtim Igrishta, banues në Elbasan.

Igrishta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin turk, S.E 41 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e punës.

Shtetasi turk është dërguar menjëherë për mjekim të specializuar në Tiranë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Komunikata e policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

LEXO EDHE:  Aksidenti në Fushë Labinot/ Zbulohet identiteti i viktimës

Pajtim Igrishta, 32 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, në ambjentet e punës, në HEC-in e Moglicës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin  turk S.E, 41 vjeç, banues në Turqi, të dy punëtorë në një firmë ndërtuese. Ky i fundit është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Publikuar

-

Nga

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Sipas autoriteteve Kineze qindra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale.

Në provincën e Gansus, janë konfirmuar  3,245 persona të infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucella.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur asnjë fatalitet. Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve, raporton CNN.



Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke; dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Fushë Labinot/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  E rëndë në Vlorë/ Babai tenton të djegë me benizinë dy fëmijët

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk nuk zhduken kurrë si artriti ose ëntja në organe të caktuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kosovë/ Shkon në 607 numri i viktimave nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virus dhe 607 raste të vdekjes.

Gjithashtu numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.087.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur në një intervistë për mediat lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Krimet e Rënda/ Arrestohet 48 vjeçari



Krasniqi tregoi se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19, por sipas tij situata mbetet ende e rënduar, pasi ende ka pacientë në klinikat e ShSKUK-së.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumbojnë dy makina në Himarë

Ai shtoi se në Klinikat e ShSKUK-së janë mbi 300 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 20 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saga e çuditshme e Adam Rainer/ I vetmi person në botë që lindi si xhuxh, dhe vdiq si një gjigant 

Publikuar

-

Nga

Saga e çuditshme e Adam Rainer/ I vetmi person në botë që lindi si xhuxh, dhe vdiq si një gjigant 

Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ka pasur ndonjë mungesë të sëmundjeve misterioze për t’i ekzaminuar. Por rasti i Adam Rainer  – i vetmi gjigant që më herët ka qenë xhuxh – është padyshim për librat e rekordeve.

I lindur në Austri në vitin 1899, Rainer jetoi 20 vitet e para të jetës së tij si një xhuxh, duke qenë 1.42 metra i gjatë. Pastaj, si të ishte rrotulluar një çelës magjik diku në trupin e tij, Rainer filloi të bëhej më i gjatë me një ritëm alarmant, duke arritur gjatësinë 2.34 metra kur arriti moshën 30-vjeçare.

Rritja e tij e beftë e vuri atë në qendër të vëmendjes së komunitetin mjekësor, sidomos duke pasur parasysh faktin se shtat-lartësia e tij e kishte klasifikuar atë si njeriun e vetëm që kaloi nga të qenit xhuxh në një njeri gjigant.

Rainer u shndërrua në një lloj misteri mjekësor për një farë kohe, teksa mjekët u habitën por edhe u shqetësuan nga rritja e tij e shpejtë, duart dhe këmbët e zmadhuara si dhe përkeqësimi i shpejtë i shëndetit. Shkaku përfundimtar i ndryshimit të tij të shpejtë i atribuohej një tumori që bëri kërdinë në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij të shkurtër.

Xhuxhizmi i tij u zhvillua papritmas në gjigandizëm

Adam Rainer pati që në fillim të jetës probleme me zhvillimin trupor. Pavarësisht nga fakti se prindërit dhe vëllai i tij konsideroheshin se kishin një gjatësi dhe peshë normale për kohën, Rainer mezi arriti një gjatësi prej 1.41 metash kur mbushi 19-vjeç.

Edhe më kurioz ishte fakti që duke pasur parasysh shtatin e tij të vogël, duart dhe këmbët e tij ishin jashtëzakonisht të mëdha. Në fakt në adoleshencën e tij të vonë, Adam mbante veshur një palë këpucë me numër 10 me masën amerikane, dhe brenda tre vjetësh, madhësia e këpucës së tij ishte dyfishuar në 20, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte rritur më gjatë asaj periudhe.

Pastaj, papritur dukej se diçka e pazakontë kishte ngjarë brenda një nate, Rainer nisi që të bëhej më i gjatë. Midis moshës 21 dhe 30-vjeç, Rainer u rrit me gati 1 metër, duke arritur një gjatësi prej 2.34 metra para se ritmi i rritjes së tij të ngadalësohej në një ritëm më të arsyeshëm. Nga fundi i jetës së tij vetëm 50-vjeçare, Rainer thuhej se ishte 2.39 metra i gjatë.



Mjekët ia atribuuan një tumori rritjen e çuditshme trupore, si dhe degradimin e shëndetit të tij

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot, kush janë 8 të fortët e Vlorës

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Krimet e Rënda/ Arrestohet 48 vjeçari

Kur Rainer fitoi më shumë se disa centimetra në lartësinë trupore, mjekët filluan të kuptojnë diçka. Pas testeve dhe vëzhgimeve të shumta, e vetmja përgjigje që mjekët mund të jepnin ishte se rritja e tij e shpejtë, ishte për shkak të një tumori të madh që kishte vazhduar të rritej që prej fëmijërisë së tij të hershme në gjendrën e hipofizës së Rainer, duke shkaktuar një ndryshim hormonal dhe një rast të rëndë të akromegalisë.

Kjo së bashku me problemet e tij të tjera gjithnjë e më komplekse shëndetësore – përfshirë një gungë që po i zhvillohej në shpinë – i bindi mjekët se tumori ishte përgjegjës për këtë ndryshim drastik, dhe se çdo shpresë për të shpëtuar Rainerin varej nga operimi i tij urgjent, pavarësisht nga rreziqet që lidheshin me shëndetin e rënduar të Adam.

Ai vazhdoi të rritej, edhe pas heqjes së tumorit

Pasi e mori veten pas operimit dhe heqjes së masës tumorale, Rainer u mat përsëri, dhe ndonëse nuk u bë shumë më i gjatë, gunga në shpinë ishte bërë më e madhe, çka provonte se në fakt po vazhdonte të zgjatej, megjithëse me një ritëm më të ulët.

Kjo gjë vazhdoi për pjesën tjetër të jetës së tij, duke i sjellë probleme shëndetësore shtesë që kanë zakonisht lidhje me akromegalinë si verbëria e pjesshme, humbja e dëgjimit dhe dhimbje ekstreme të kyçeve.

Nga fundi i jetës, gjendja e tij shëndetësore dhe deformimi i shtyllës kurrizore ishin rënduar aq shumë sa që ai nuk ishte në gjendje të lëvizte normal, dhe mbeti i shtrirë në shtrat deri në vdekjen e tij në vitin 1950 në moshën 50-vjeçare./ ranker.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE