Connect with Us

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Aktualitet

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Publikuar

-

Edhe mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” referuar denoncimit të para disa ditëve të CNA.al ka prekur çështjen e kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi, për deklarimet në shtet të  “Landmark Communication”.

CNA.al në investigimin e saj zbuloi se kompania “Landmark Communication” në vitin 2017 kishte një xhiro prej 2 miliardë lekë, ndërsa në shtet deklaronte si fitim vetëm 46 milionë lekë të vjetra.

Moderatorët e emisionit “Stop” në duke akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për të gjithë këtë evzion fiskal sikurse ata e kanë quajtur, i kanë dhënë atij edhe një shpiegim.

LEXO EDHE:  Kërmilli i PD-së nxjerr kokën/ Unë dhe Luli jemi kundër Bodes

Mbrëmjen e djeshme Basha i kërkoi  kryeministrit Edi Rama, duke qenë se pej 5 vitesh ka pushtetet “të faktojë akuzat e adresuara atij dhe familjes, ose ta qepë gojën”.

Gazetari Saimir Kodra iu përgjigj Bashës duke thënë se aq sa e ka parë ai evazionin e kunatit të tij dhe ka reaguar, aq do të reagonte edhe policia apo Prokuroria.

Më tej ai ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të hetojë këto fakte që janë publikuar, pasi deri tani në këtë kompani nuk kanë shkuar as për kontroll./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Durrës/ I riu vetëvritet me pistoletë në banesë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Durrës/ I riu vetëvritet me pistoletë në banesë

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, ndërsa viktima sipas informacioneve të policisë dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri pasi nuk ka patur shenja dhune në trup.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër për lajmin se Policia Federale gjermane i ka dhuruar forcave RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë së Tiranës 200 palë këpucë.

Kikia i kërkon llogari drejtuesve të policisë dhe deklaron se është e turpshme të pranohet diçka e tillë dhe për më tepër të bëhet lajm.

Ai shtron pyetjen nëse Shqipëria është vërtet kaq e mbaruar dhe e grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejnë, apo bëjnë.

Po një fije turpi a nuk keni?

Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë.

Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.  Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni:

-Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë?

E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Publikuar

-

Nga

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani "Marshall" te plani "Kapterr"

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili përmes ironisë shkruan se angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Ndërkaq, ai nuk ngurron të tallet dhe me deklaratën e pasanikut, Fatmir Hysenbelliu i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se zotëron 400 palë këpucë.

Ndihmë e pakursyer e policisë Gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Ndryshe nga angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Duke i falenderuar i kujtojmë dhurruesve se vetëm djali i zotit Irfan Hysenbelliu zotëron në inventarin e shtëpisë se Tij 400 palë këpucë, të të dyja këmbëve, dhe është po kaq i gatshëm tja dhurojë Renea – s bashkë me çorape.

Njeherësh i kujtojmë policisë gjermane se policia shqiptare i blen sot kapelet me tender 350 euro.

Ju faleminderit.

LEXO TE PLOTE