LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Basha, gjobvënësi i rëndomtë i sipërmarrjes"

25 Shtator 2018, 14:19, Aktualitet CNA
"Basha, gjobvënësi i rëndomtë i sipërmarrjes"

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale shkruan se Basha është gjobëvënësi më i rëndomtë i sipërmarrjes shqiptare.

Më tej ai shkruan se ata, të cilët Basha i quan oligarkë, kanë paguar gati 11 milion dollarë fatura tek kompanitë e kunatit të tij, Erion Isufi.

?Opozita është gardiani i qeverisjes. Por sot në Shqipëri Kryetari i PD @lulzimbasha_al është një gjobvënës i rëndomtë i sipërmarrjes. 11 milionë dollarë gjobë/fatura kanë paguar tek kunati i Bashës kompanitë e ?oligarkëve?,- shkruan Balla.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë CNA.al në një investigim zbuloi se kunati i Bashës, Erion Isufi në vitin 2017, siguronte 2 miliardë lekë xhiro nga kompania e tij “Landmark Communication”, ndërsa në shtet si fitim deklaronte vetëm 46 milionë lekë të vjetra./ CNA.al

Lajmet e fundit nga