Connect with Us

Video/ Pamjet e vajzës, që bie nga 18 metra lartësi bëjnë xhiron e botës

Aktualitet

Video/ Pamjet e vajzës, që bie nga 18 metra lartësi bëjnë xhiron e botës

Publikuar

-

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një 2-vjeçare teksa bie nga një lartësi, prej 18 metrash në Kinën Lindore është duke bërë xhiron e botës.

“Daily Mail” raporton se 2-vjeçarja u hodh nga dritarja e shtëpisë së saj në katin e katërt, por arriti të shpëtonte, pasi disa kalimtarë e pritën.

Mësohet se vogëlushja ka marrë vetëm disa lëndime të vogla, ndërkohë, që dy heronjtë që e pritën kanë marrë disa lëndime.

Po ashtu mësohet, se nëna e vogëlushes ka thënë për gazetarët  se e la vogëlushen me gjyshen, kur u nis për në punë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

LEXO EDHE:  Ardit Gjebrea publikon video nga skena e ‘Këngës Magjike’: “Nuk e imagjinoni dot”

LEXO EDHE:  Ardit Gjebrea publikon video nga skena e ‘Këngës Magjike’: “Nuk e imagjinoni dot”

Ulja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

“Duke qenë se numri i të infektuarve ka rënë, nga 1 shkurt 2021 të gjithë punonjësit e administratës do të kthehen në vendet e tyre të punës, me orar të plotë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, e cila kërkon mendim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive nëse nga ky vendim mund të lirohen kategoritë e rrezikuara, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Në kuadër të masave lehtësuese, objektet e gastronomisë, restorantet e objektet tjera shërbyese kanë zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00 ndërsa nga 28 janari ato do të mund të punojnë deri në orën 23:00.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Publikuar

-

Nga

Paralajmëroi se do ta padiste për shpifje/ Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Kam fituar dhe gjyqe të tjera me ty

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.

Mësohet se në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

LEXO EDHE:  “Ishte sikur të më përdhunonin”- Paris Hilton flet për publikimin e videos së seksit

LEXO EDHE:  Tom Doshi: Edi Rama ju lut Dritan Priftit te publikohej videoja

 

LEXO TE PLOTE